HomeKulturë / ArtShume e kane lexuar kete fabul, me te shumte jane ata qe...

Shume e kane lexuar kete fabul, me te shumte jane ata qe e kane jetuar…/EVA PALOKA

Ne nje pyll u shpall nje konkurs, per nje vend pune, per arinj …. Nje ari kishte te gjitha kriteret per te fituar,por vendin e zuri nje lepur i cili u paraqit me diplome ariu …

Ariu u ankua se marrja e ketij vendi ishte e paligjshme dhe se lepuri u paraqit me diplome te rreme . Ankesa iu percoll Administrates se Gjykates se Leopardeve per hetim. Diten tjeter ariu dhe lepuri iu paraqiten Komisionit te Leopardeve . Ariu paraqet te gjitha provat se ai ishte ariu dhe jo lepuri -ari .Nga ana tjeter lepuri hyri me nje cante ne dore, kur doli ai nuk e kishte canten ( mbase e kishte harruar ne salle). Diten e dyte, Komisioni i Gjykatesve kishte marre vendimin – Note maksimale lepurit per gjithe karrieren e tij, duke i dhene te drejten e padiskutueshme per vendin e punes . Ariu i akuzoi drejtuesit me te larte te pyllit per padrejtesi . Kur u pyet nga kafshet e pyllit se pse nuk e shpuri ne Gjykaten e Apelit , vendimin e leopardeve ,ai u pergjigj :-Si mund te gjej te drejten time kur nje grup gomeresh paraqiten si leoparde ?!

Shume e kane lexuar kete fabul, me te shumte jane ata qe e kane jetuar… Çdo ngjashmeri me njerez te veçante eshte krejt e rastesishme!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments