Shumë zhurmë për asgjë. Përse po lodhemi kaq shumë që të futemi në çdo organizatë që del para? Nuk po lëmë organizatë që nga Bashkimi Islamik e deri tek Shoqata e Mbrojtjes së Kermijve pa u futur.
Gjithsesi…
Mareveshja e fillimit për anetaresim me BE, eshte “fryti” i vetem qe politika shterpe shqiptare mund tu shesi shqiptareve si arritje. Me shume se nje arritje ne vetvete, kjo eshte nje justifikim perpara shqiptareve i klases politike qe gjoja po integron Shqiperine ne Europe.
Integrimi i Shqiperise ne Europe ka 4 komponente: gjeografik, politik, ekonomik, shoqeror. Shqiperia eshte zemer e Europes gjeografikisht. Politikisht gjithashtu Shqiperia u integrua ne vitin 1995 me pranimin ne Keshillin e Europes. Mareveshja ne fjale e fillimit për antaresim ben pjese ne integrimin ekonomik ne BE te Shqipërisë 2018
Egziston nje mungese e thelle informacioni dhe informomi i opinionit publik shqiptar se cfare do te sjelli ne vetvete kjo që shitet për ne BE. Deri me sot, politikanet e qeveritaret ua kane shitur shqiptareve asocimin si bekimin e te madhit Zot. Hallet e Shqiperise as nuk kane per tu lehtesuar dhe as kane per te mbaruar me marrjen e datës për bisedime ne BE, perkundrazi do te shtohen. Kjo per arsyen e thjeshte se nuk behet fjale se BE nuk e pranon Shqiperine pa te drejte, por se Shqiperia nuk i ploteson kushtet e BE.
Ne menyre qe komponenti i trete ekonomik ti sjelli ekonomise shqiptare dozen aq te nevojshme te serumit, duhet qe me pare kapilaret dhe arteriet e administrates shteterore te jene pastruar nga virusi me emrin korrupsion. Investimet Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar nga BE edhe tani qe nuk ka lidhur mareveshje, por ato investime jane vjedhur e shperdoruar nga pushtetaret, te njejtet pushtetare qe sot kane sy e faqe te dalin perpara Europes te kerkojne marrjen e dates. Thjeshte mungon besimi midis institucioneve europiane dhe administrates shqiptare per faj te kesaj te fundit. Kjo e ka mbajtur Shqiperine larg Europes.
Persa i perket integrimit shoqeror te shqiptareve ne Europe, do te duhen te pakten 4 dekada ne menyre qe te dekompozojme mentalitetin e mbjelle komunist per 50 vjet, dhe mbi plehun e krijuar te riten filizat e reja te nje shoqerie ne riperteritje.
Shqiperia tani me shume se kurre ka nevoje per reforme te plote institucionale, pasi vetem kur te pastrohen institucionet nga inkopetentet dhe te korruptuarit, atehere do te respektohet ligji dhe rikthehet besimi i shqiptareve. Rikthimi i besimit te shqiptareve tek autoriteti i ligjit dhe institucioneve do te thote qe ata do te shpenzojne me shume kohe te punojne, dhe me pak kohe te presin cekun e bardhe nga Europa.
Por mos harroni se BE ka probleme të mëdha brenda për brenda.
#NewsIn. Al

