Zgjedh të dëgjoj të njëjtën këngë,
Ku fjalët i them sipas qejfit
Edhe kur qejf nuk kam të shoh njeri me sy…
Si çdo femër…
Dhe unë bëj trapllëqe
Pa i…
Edhe pse, babai mburret se më ka çupë të zgjuar,
Ngatërroj dhe unë qiej,
E përplasem përsëri
Te e njëjta gri e akullt
Që i shkon për shtat fustanit tim
Të kuq…
Zgjedh të dëgjoj të njëjtën këngë,
Ku fjalët i them sipas qejfit
Edhe kur qejf nuk kam të shoh njeri me sy…
Si çdo femër,
Me egoizmin jam shoqe e ngushtë
Edhe pse,
Do e doja si unë,
Gjinia femerore të ishte
Dhe ndonjë të dielë dembele,
Të shëtisnim andej
Nga djajtë m’a kanë ndaluar kategorimatikisht …
A thua se nuk jam e zonja të bëj
Një ferr edhe vetë…
Ç’femër do të isha, atëherë?!
Elona_Athinë, shtator 2023
@NewsIn.Al

