KreuAktualitetiSi i gjurmonte  shef i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan...

Si i gjurmonte  shef i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni vëllezërit Nela për t’i vrarë: “Jemi në shenjë”!

Si i gjurmonte  shef i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni vëllezërit Nela për t’i vrarë: “Jemi në shenjë”!

Zbardhen të tjera pjesë nga dosja hetimore e SPAK pas operacionit që u ndërmor duke goditur në radhët e policisë.

Mes të arrestuarve gjatë aksionit është edhe Dedan Gjoni, shef i krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, i cili sipas dosjes, kishte rolin për të siguruar kushtet për të vrarë vëllezërit Albert e Edmond Nela.

Dedan Gjoni, referuar dosjes, ka shfrytëzuar pozicionin e tij të punës për të përdorur sistemet e policisë që të gjurmojë vëllezërit Nela.

“Rezulton se Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale dhe ka krijuar kushtet që mund të cenojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela. (…). Dedan Gjoni ka qenë në dijeni të qëllimeve të Ismail Zenelit”, thuhet në dosje.

Në një bisedë në datën 24.02.2021 shprehet: Besoj kësaj radhe jemi në shenjë! Me qetësi do e marrim tani! Jemi në kokë!.

Pjesë nga dosja e SPAK:

“Bujar Gërmizi, ka krijuar nëpërmjet përdoruesit JTD0FN, kontakt me punonjësin e policisë Dedan Gjoni, identifikuar si përdorues i Sky EÇ DM16CF, me të cilin ka vënë kontakt dhe nëpërmjet tij ka arritur të gjejë adresa dhe automjete nga sistemit e Policisë së Shtetit për vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ismail Zeneli i dërgon Bujar Gërmizit disa foto të sistemeve që përdorim agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi personash të ngjashme me fotografitë që paraqiten në sistemin TIMS, si dhe disa fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për poseduesin e dokumentit të udhëtimit 50 7415890- GB dhe 524910311-GB po ashtu dërgon një fotografi të sistemit E-Gjoba ku evidentohet targa AA892IA dhe pronari i mjetit, Albert Beqir Nela”, thuhet në dosje.

Teksa dërgon këto fotografi, HFNERI në orën 08:15, shtetasi Ismail Zeneli i shkruan që: I pasna patur aty…. Moter…. Edhe nga Luton… Me avion….Noshta a në Kosovo….O ka dal anej e ka hy ne këmb…Dhelpra jan…Jan shumë tinzak…’. Atij të voglit me ja hup b… o mik, njanit, cilit të vije. Ky i vogli a kupton, është bash ai kryesori, tash të shofim…..

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit