‘O zyshe je super p****, të kam …’/ Skandal në shkollë, minorenët flasin me gjuhë vulgare para mësueses…
Sipas Alb- News, një video skandaloze është duke qarkulluar në rrjet, ku tregon se ku ka degraduar arsimi në Shqipëri dhe se çfarë kulture po u japim fëmijëve.
A nuk ju duket se mësuesi gjendet në një pozicion të vështirë, para një nxënësi të pa edukatë… çfarë të bëjë? Ta shajë? Ta nxjerë jashtë? Ti japë një shpullë? Asgjë… po, po, asgjë… çdo veprim që do bëjë ne do e gjykojmë… sepse ne kështu jemi mësuar. Të themi “po” për ato që vetë nuk i besojmë! A mundet të vazhdojë ky lloj mësimi? Ç’faj kanë nxënësit e tjerë? Po mësuesja, pa “asnjë” të drejtë?
Siç shihet dhe dëgjohet në video në një shkollë 9-vjeçare në vend, disa nxënës minorenë që duket se janë jo më shumë se 10 vjeç shajnë dhe fjalë nga më të ndryshmet në sy të mësueses, madje herë pas herë dëgjohet teksa ofendojnë edhe zyshën në klasë, por kjo e fundit nuk ka asnjë reagim.
Mënyra e komunikimit mes fëmijëve është vërtetë skandaloze dhe një ngjarje e rëndë, ku po rritet një brez i frikshëm dhe i pakontrollueshëm për të ardhmen.
Ndërkohë që shoqëria shqiptare në njërën anë organizohet në protesta për t’i thënë stop dhunës në familje, në krahun tjetër kemi fëmijë të vegjël të cilët jo vetëm që ulin në fund autoritetin e mësueses, por shajnë dhe ofendojnë me një gjuhë që edhe i rrituri kur e dëgjon është mjaft e rëndë.
Ministria e Arsimit si dhe drejtoria arsimore e rrethit ku ka dalë kjo video duhet të marrin masa të menjëhershme, por edhe vetë prindërit duhet të punojnë më shumë me fëmijët e tyre, në mënyrë që të shmangim ngjarjet tragjike në të ardhmen.
Ku po shkojmë me këtë degradim të orës së mësimit?
#NewsIn. Al