HomeAktualitetiSi "ndryshoi" kaq shume zonja e hekurt Jozefinë. Rama ikë, Luli ikë,...

Si “ndryshoi” kaq shume zonja e hekurt Jozefinë. Rama ikë, Luli ikë, Meta ikë, Xhozi hajde…/ I.Jano

E mbani mend Jozefinen?…   jo këtë  të sotmen,  por atë zonjë  që  drejtonte me autoritet të  plotë  parlamentin shqiptar.

Sot çdo gjë ka ndryshuar. Xhozi që  deri dje vetëm  Berishën shikonte drejt në sy,  është  bërë  një  zonjë  me profil europian. Zëri i saj është i ulët, fjalët janë  të  rrjedhshme,  plot kuptim dhe të pasura.  “Zhelet” kane vite që janë harruar… Zonja Jozefinë nuk shan më , ajo bën thirrje për urtësi!

Aq shumë  ndryshoi zonja sa dhe Partine që krijoi e pagëzoi me veprimin që bëri “Levizja për ndryshim”…

Incidentet që  ndodhën në Elbasan në Ditën  e Verës  midis simpatizantëve  të dy partive të mëdha u dënuan dhe nga zonja Topalli. Ajo është shprehur kundër dhunës  fizike dhe fjalorit banal duke aluduar në një ” strategji destabilizimi”

 

“Unë e shikoj si linjë konflikti. Ajo që ka ndodhur në Elbasan më ka shqetësuar dhe mendoj se kanë strategji destabilizimin e vendit ndoshta. Kam një bindje që të dyja palët kanë parë në sondazhet e tyre se nuk marrin votat e nevojshme për të krijuar qeveri. Nuk ke pse rrezikon destabilitetin e vendit për karrigen personale. Uroj që gjëja të mos shkojë deri në krijimin e një tjetër viti 1997”, u shpreh zonja Topalli.

Dje në Opinion,  pothuajse në të gjitha pyetjet e Fevziut, tregoi një profil të  tjetërsuar  nga ai që  kish ndërtuar  për vite të  tëra në majë  të pushtetit. Tani që kanë mbetur më pak se një muaj e gjysëm nga 25 prilli,  zonja Jozefinë  bëri  thirrje për  qetësi dhe luftë pa kompromis kundrejt korrupsionit dhe varfërisë.

#I.Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments