KreuKulturë / Art-SI NJË UDHËTARE E MINUTIT TË FUNDIT- Armenida Qyqja

-SI NJË UDHËTARE E MINUTIT TË FUNDIT- Armenida Qyqja

-SI NJË UDHËTARE E MINUTIT TË FUNDIT-

Pas vetes lëri tërë çka dhembin,
Me muret e plasaritur le të rënkojnë,
Me trarët që peshën e kohës mbajtën,
Herë me diell e herë me dëbore…

Me valixhen boshe eja tek unë,
Si një udhëtar i minutit të fundit,
Pas lëri teshat e hijet që në to ndrydhin,
Kujtimet që lotin i zgjojnë syrit..

Nga e para le t’ia fillojmë,
E të jetojme sikur të jetë dita e fundit,
Ti dhe unë, banorët e vetëm
Në një ishull, që kohës vetë i ka humbur…@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit