Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSi të investoj unë pa marrë në 100% pronën time? Të investoj...

Si të investoj unë pa marrë në 100% pronën time? Të investoj për bashkëpronar që nuk ka lidhje fare fare me pronën time dhe ti u paguajte e ma bëre pjestar?/Anila Rezhda

Si të investoj unë pa marrë në 100% pronën time?
Të investoj për bashkëpronar që nuk ka lidhje fare fare me pronën time dhe ti u paguajte e ma bëre pjestar?

Nuk e di dhe sa më poshtërisht do silleni me ne Pronarët akoma.
Gjirokastra po bije se ju bëtë çorbë të turpshme dokumentacionale me ne me vjedhje, abuzime dhe mëkat karshi nesh.
Në pronë publike shko kthe kotecët e tu zotëri jo pronën time por dhe po e ktheve se ç’të ka dash qefi ke bërë dhe bën, Ai atje lart do ja’u marrë hakun herët a vonë.

I kërkoke shtetit ti restaurim nga kush?
Nga mua që kam 30 vjet gjyqeve dhe kam lënë qimet e kokës rrugëve nga shpenzimet?
Unë jam gjyqeve akoma.
Si të investoj unë pa marrë në 100% pronën time?
Të investoj për bashkëpronar që nuk ka lidhje fare fare me pronën time dhe ti u paguajte e ma bëre pjestar?
Shtytjen e gjyqeve nuk e di që bëhet kastile që të vdesim edhe ne brezi i tretë si puna ime dëshmimtarët okularë?
Apo maskarenjtë që marrin para si ndërmjetësues për gjyqet që na rropën, nuk i njeh ti?
Apo punonjësit e gjykatave që shesin fashikullin me 20-40 euro faqja dhe paraprinë pastaj veprimet tona si pronarë fallsifikatorët, nuk i njeh?
Merr emra, shiko shpenzimet që kanë bërë ata me rroga dhe del nga i kanë paratë.

Kthemë të tërë shtëpinë që më takon, shtëpinë time djathtas më e madhja në foto në majë të kodrës “Qofte”, mbiemri i familjes time, që derdhet deri në Gjirokastrën e poshtme me bahçe 8500 metër katror, pyll i tërë dhe lëri broçkullat që thua.

Kur na sekuestruat shtëpitë, florinjtë, fajancat, argjëndet, bizhuteritë, 40 sixhade dhe fustanin e nusërisë së nënën, ishte gjyshi me gjyshen gjallë dhe i kthyet në skllevër me qira tërë jetën.
Kastile për kasaphanë mes njerëzve hapët kartelat dhe e çuat trashëgiminë nga gjyshi tek stëtgjyshi!!!
Përse?
Stëtgjyshi im i kish gëzuar pronat, bridhte fshatrave me kuaj, kishte qindra ergatë dhe vdiq bukuri, nuk ka asnjë akt sekuestrim prone ndaj tij.
Sekuestron pronë më 1945 që ka vazhduar taxa e pronës dhe mirëmbajtja e shtëpisë nga gjyshi dhe ja rikthen stërgjyshit lindur më 1800?!
Ku i gjen këto ligje të pacipa?!

Shtëpitë antike nuk rrezikojnë askënd se kanë bahçe boll.
Nëse rrezikojnë palaçot qiraxhinj që rrinë në vënd tonë, as më bëhet vonë fare.
Mezi pres bile që ti shoh të dalin se dhe policia shqepej në para nuk u trokiti kurrë në derë, nuk u tha njëherë përse rrini mo qiraxhinj akoma këtu dhe pronarja flë majë çatisë së hotelit?

Ata ju i ndihmuat duke dashur të zëvëndësoni familje aristokrate Gjirokastrite me pastruesen e haleve dhe shoferin famëkeq kriminel që si kurrë në botë kur doli kufomë lagjia e përcolli me duartrokitje, kaq fatal qënie ishte.
Po do thuash, atyre ju jepje para ti që të na shkonin kundra neve pronarëve që të vejë prona tek ata që dini ju!!
Ju i investonit qiranxhinjtë e mij dhe nuk deshët kurrë pranarin në të vërtet në pronë të tij se ndryshe, si do ndrrojë duar prona?
Ne të gjithë në emigracion, ajo me pension pastruseje, bënte gjyqe pafund dhe merrte avokat më të mirë-paguar se ne pronarët!!!

Uroj që Ai lart të vëjë drejtësi siç Vetëm ai di!!!
Dhe unë, sa të marr frymë dhe kam fuqi të punoj, edhe kacidhen e fundit për gjyqet evropiane do e kursej.
Na latë pa familje, pa farë, pa fis, na rropët dhe nga paratë e gjyqeve se e dinit që nuk do na i jepnit po përse të mos i merrnit paratë?
I merrnit dhe bukuri e bëtë Gjirokastrën time u bë copë-copë me hasmërira…

Pyesja gjykatësin:
“ç’farë po gjykon zoti gjykatës ne këtë gjyq?
Në bahçen time vije dhe mblidhja mana. Prona ime kufizohet me tre zyrtarë shteti. Unë atje jetoja, përshëndeteshim sokaqeve, veja në kopësht në Meçite. Paguhesh nga shteti që të mendosh e kujt është prona e Anilës që jetonte aty me qira se ashtu na katandisët ju? Mbesa e atij gjyshi jam apo jo, vërtetohet nga çertifikata? Ç’farë po të kërkoj, tokë mes Tiranës apo shpi ku banoja si pronare dhe si qiraxheshë më pas? Çuditem…”
Gjyqet e 2024 punojnë me tefteret e Enverit dhe qetapet e Turqisë, ato kërkojnë akoma dhe kur ua jep, mendohen akoma çfarë vendimi të marrin!!!

Kthim në Pronë Shtetërore!!!! dhe pronarët gyjqeve akoma!!!!!
Ku ka bërë vaki!!

2 urime jap në jetë,
-kush preku pronat tona e gjykoftë Ai lart dhe Ai lart ka një mënyrë të tijën,
-kush na solli martesat mashkull&mashkull dhe femër & femër,
martoftë me miq e me shokë, bëftë dasëm të madhe nga gëzimi që po sheh djalin -dhëndër që do i puthet me djalin-nuse dhe,
vajza -nuse me fustan të bardhë që puthet me ishshoqen e klasës që morri për vajzë- burrë.
Ku është e keqja?
Shqtyni kalamajtë tanë drejt këtyre martesave, u pifshin dollinë dhe tuajve.

Popull budalla Nuk ka, të pafuqishëm ka, frikacak ka, të dezilizionuar ka.
Drejtësia e Hyjnisë ka qënë dhe do jetë pak e vonuar por e saktë dhe e paprektshme Dot nga mëndje njeriut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments