HomePress EmigrantSISTEMIMI I RRJETIT RRUGOR NË TË GJITHA FSHATRAT E SHQIPËRISË/ Spiro Janaqi

SISTEMIMI I RRJETIT RRUGOR NË TË GJITHA FSHATRAT E SHQIPËRISË/ Spiro Janaqi

TEMA
SISTEMIMI I RRJETIT RRUGOR NË TË GJITHA FSHATRAT E SHQIPËRISË
Qëllimi i idesë:
Perfundimi I rrjetit rrugor në të gjitha fshatrat e Shqipërisë në një kohë të shkurtër dhe me kosto minimalen e mundëshme me objektiv zhvillimin e mëtejshëm dhe përmirsimin cilësor të tyre dhe të nivelit te jetesës në keto zona.

Analiza dhe propozimi yne:
Eshtë e vërtetë se sistemi rural është në nje gjendje te keqe por po aq e vertete eshte se ai si gjurme egziston,prandaj tenderimi I projekteve te reja per to si dhe problematika qe mbartin ka koston e saj të lartë.
Duke u nisur nga ky faktor por dhe nga eksperienca e ketyre viteve thjeshtezimi dhe ulja e kostove është një nga prioritetet e propozimit tonë.
Baza e ketij propozimi eshte krijimi I një projekti-tip I cili do të zbatohet në vazhdim në të gjithë Shqipërinë në mënyrë uniformë nëpermjet bashkëpunimit shtet-privat .
Për ta detajuar më saktë suksesi I kësaj inisiative është në nxjerrjen e nje ligji qeveritar I cili do te gjejë dhe përkrahjen e banorëve të këtyre zonave
Çfarë thotë ky ligj që duhet të dalë?Përmbajtja e ligjit del vetëvetiu pasi të jetë kuptuar projekt ideja.
Çfare është ky projekt -tip?Nga kush bëhet dhe çfarë përmban?
Ky projekt-tip mund të bëhet nga 4 inxhinierëme eksperience ne kete fushe dhe konkretisht :
1.Inxhinier Topograf 2.Inxhinier hidroteknik .3Inxhinier Ndërtimi 4.Inxhinier arkitekt.
Ky grup inxhinierësh pasi analizon në mënyrë sferike të gjithë temën rreth rjetit rrugor si përshembull nevojen për kanalizimin e ujrave të zeza,rrjetin e ujit të pijshëm,ujërat e shiut etj.bën projektin prototip i cili përveç detajeve teknike përmban edhe rradhën e punimeve.
Ligji dhe permbajtja e tij:E vërteta ështe se në këte fushë nuk mund të japim nje pergjigje domethenese sepse ajo ju takon juve por ideja jonë eshte per nje mbeshtetje dhe stimulim te bashkëpunimit dhe një lloj partneriteti midis shtetit dhe banoreve.
Me pak fjale deshires se tyre per permirsimin me cilesor te kushteve te jetës në zonat ku jetojnë në këtë rast shteti ju gjendet pranë duke mbështetur inisiativën private ne formen e veteinvestimit te njohur me një ligj.
Ne kete menyre I shmangemi cdo elementi I cili do bente te pa realizueshme idenë.
KOSTO DHE SHPENZIME.
Per nga kostoja dhe vlera ky projekt-tip eshte nje nga rruget me te mira per marrjen e një produkti te shpejtë,te saktë dhe me vlera minimale.
Prezenca jone ne terren eshte e domosdoshme per vetë faktin se matja,projektimi dhe zbatimi I ketij projekti-tip do te behet ne vend dhe njekohesisht.
Matjet në këto objekte nga personel pa eksperincen e duhur si dhe vajtje-ardhjet neper studio projektimi jane ato kosto te cilat propozimi yne I eleminon mbi bazen e realizimit në vend të të gjithë fazave.
Qellimi ynë është qëndrimi në vepër deri në përfundim të saj ,por dhe me synimin e prëgatitjes së grupeve në mënyrë të tillë që në një kohë të shkurtër të ambjentohen me metodiken dhe zbatimin e këtij projekti-tip.
Deri këtu Shteti Shqiptar del se duhet të paguajë katër inxhinierë për maksimumin 1 muaj punë.
A mundet të paguajë Shteti Shqiptar për një muaj katër Inxhinierë të kompletuar?Përgjigjja është po.
Pasi është bërë projekti prototip i detajuar vimë te faza e dytë që ka të bëjë me zbatimin e përshtatur të projektit sipas veçantive të çdo fshati por që janë parashikuar në projektin prototip.
ZBATIMI I PROJEKTIT
Për të zbatuar projektin në një fshat deri në një fazë që do dali më poshtë se kush është ,duhen 2 Inxhinierë Topograf dhe 1 ndihmës I cili duhet te jete i arsimit teknik.
Çfarë do bëjë ky grup ?
a.Do kryeje matjen e rrugëve të fshatit e cila nga eksperienca na rezultonnga 700-1000m në ditë sipas terrenit.
b.Do përshtasi projektin prototip për fshatin në fjalë nga ku dalin kuotat e rrugës për cdo avlli shtëpie si dhe aksi i rrugës i cili me fantazinë e Inxhinierëve përcakton edhe se sa do zgjerohet rruga në të ardhmen duke marre parasysh objektet egzistuese. Edhe faza b mund të realizohet me të njëjtat ritme me matjet.
c.Do vendosi kuotat e rrugës në teren pra do vendosen perpara cdo ambjenti apo objekti kuotat stabel ne forme reperi(reper, kunja hekuri etj) në lartësinë ku do jetë niveli i dheut të tokës.
Pra deri këtu duhen 2 Inxhinierë me një Total Station dhe 2 Gps (instrumenta matës që i disponojnë vetë Inxhinierët)
A ka mundësi Shteti Bashkia dhe qytetarët të paguajnë 3 Inxhinierë me një çmim të rënë dakort për lek/1km?Unë them po.

Nga puna e 2 inxhiniereve dhe azhornimet e kryera organet lokale te zonave ne te cilat kryhen keto punume do te kene nje material perfundimtar I cili mund te nevojitet ne te ardhmen si reference per punime te tjera
Matjet do te kryhen në sistemin kordinativ kombetar menyre e cila jep per cdo te interesuar ne te ardhmen te beje nderhyrje te kontrrollueshme nga shteti dhe organet lokale..
Paralel me inxhinierët një grup punëtorësh i përbërë nga minimumi 2 veta mund të marë persiper lidhjen e kuatave të piketuara në terren me një shirit betoni sipas projektit prototip (rreth 20cm).Pra punëtorët krijojnë dy udhëzues në dy krahët e rrugës të cilat në thelb tregojnë nivelin e tokës së rrugëve pa shtresat e nevojshme më vonë çakëll asfalt apo beton apo pllaka betoni.Deri në këtë fazë fshatrat do kenë dy udhëzues në të dy krahët si trotuarë të vogla të ngushta dhe rrugn në mes tyre të sistemuar bukur me dhe ose materialet ekzistuesnga vetë banoret.Pas kësaj në bazë të ligjit që propozojmë të dalë vetë shteti ,Bashkia ose edhe qytetari mund të bëjnë zbatimin e fazës së fundit pra hedhjen e shtresës së fundit si beton,asfalt apo pllaka.Shtresa e fundit do ketë koston minimale të tregut sepse gjithçka është gati dhe nuk lë hapësira për të nxjerrë pengesa artificiale me qëllim rritjen e kostos.

Deri këtu Shteti ose Bashkia duhet të paguajnë:
1.4 Inxhinierë për 1 muaj
2. 2 inxhinierë me kosto lek/km
3.2 me 3 punëtore me kosto lekë/km

Projektin e rrugës bashkë me US Build si dhe materializimin në terren me fasho anesore ,reper apo kunja hekuri ju dorezohet organeve vendore.
Për 5-6 ditë kemi arritur të përpundojme një fshat mesatar.
Faza bashkpunimit
Pas kësaj fillon sqarimi dhe bashkepunimi me qytetarët.
Si fazë e parë duhet sqaruar cdo qytetar se ndoshta ska të ardhura por pjesën para shtëpisë me dhe duhet ta sistemojë me punën e vet.
Nëse një banor ose një dashamirës mundet nga ana ekonomike në bazë të ligjit të lejohet ta shtrojë rrugën vetë pa leje tjetër por duke zbatuar vetë projektin i cili do tu shpërndahet të gjithë banorëve në mënyrë elektronike dhe e shtypur në letër.
Kjo metodë hap një dritare që shumë kilometra rrugë ti bëjnë vetë qytetarët,punimet janë në mënyrë uniforme dhe punimet që do mari përsipër shteti sipas buxhetit që disponon do jenë me kosto të zvogëluara sepse një firmë që do marri përsipër të shtrojë rrugët i ka të gjitha gati dhe duhet të japi një çmim për shtresat e mbetura të rrugës.

Ing.Topo-Gjeodet SPIRO JANAQI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments