Skandal_ Biznes kriminal në Tepelenë, ilaçet e spitalit shiten në një farmaci private
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mijë banorë në qytet dhe fshatrat përreth.
Mjekja Klodiana Gjonçaj, punon në spital, por edhe në farmaci, madje duke tregtuar privatisht ilaçet, që janë të dedikuara për spitalin. Farmacia ku ajo punon është në emrin e motrës së saj Jorida Gjermeni.
Gjithashtu farmacistja e spitalit Klea Doti punon edhe në këtë farmaci private. Valbona Ruka, shefe e shërbimit parësor në kujdesin shëndetësor Tepelenë, punon gjithashtu si farmaciste.
Në farmaci private tregtohen medikamente që janë të spitalit bashkiak të Tepelenës. Kostoja është zero dhe fitimi 100%. E gjithë situata ndodh në sytë e drejtoreshës së spitalit.
“Stop” shkoi të blejë ilaçe në farmaci dhe mjekja Klodiana Gjonçaj shiti ilaçet që kishte gjendje. Për të tjerat, na drejtoi në spital, ku takuam kryeinfermieren Mira me porosi të saj.
@NewsIn.Al

