KreuGossipSkandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri. Gjici, Shukriu, Prifti,...

Skandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri. Gjici, Shukriu, Prifti, Pango, etj…

Skandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri. Gjici, Shukriu, Prifti, Pango, etj…

Video erotike e ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka risjellë në vëmendje skandalet seksuale me të bujshme të politikanëve shqiptarë. Kujtojmë se më 16 qershor u publikua video skandali, ku Safet Gjici kryente marrëdhënie seksuale me Alma.K në zyrën e bashkisë.

Pas kësaj Gjici dha dorëheqje, ndërsa SPAK ka nisur hetimet ndaj tij.

Por cilat janë skandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri?

Ish – Kryetari i Bashkisë Dibër Shukri Xhelili

Shukri Xhelili duket sot si një temë e së harruarës së largët, por rasti i tij i abuzimit me detyrën si funksionar i lartë publik, në këmbim të favoreve seksuale, mbetet ende një ndër më të freskëtit në opinionin publik dhe ndoshta kështu do të mbetet për shumë kohë. Ai ishte kryetar i Bashkisë Dibër në vitin 2016, kur një videopërgjim i transmetuar në një emision investigativ, me konotacion seksual, ku ai dilte të ishte i përfshirë, zbuloi abuzimin e tij me detyrën si kryebashkiak i qytetit në verilindje të Shqipërisë.

Më shumë se për vetë aktin e dënueshëm të shpërdorimit të detyrës, ai u ‘masakrua’ nga komentuesit në rrjetet sociale për të mbathurat e papërshtatshme, ndërsa i ofronte një vend pune në Bashki një vajze të re 20 vjeçare, në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Ish drejtori i Hekurudhave, Genc Alizoti

Genc Alizoti, u bë një tjetër funksionar publik, që u përfshi në një aferë me natyrë seksuale. Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, kur në vitin 2016, në media qarkulloi një video, ku zyrtari i LSI-së, kryente veprime të turpshme të natyrës intime në zyrë.

Ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij i punës, vetëm disa ditë pas publikimit të videos, në rrjetet sociale. Dorëheqje të cilën ai e justifikoi me arsye familjare, por që në fakt motivi i vërtetë duket se ishte filmimi i papërshtatshëm. Alizoti thuhet po kështu, se ishte në presion për të lënë detyrën, 6 muaj para se të jepte dorëheqjen, presion që nuk u bë kurrë i ditur se nga i vinte.

Ish ministri i LSI-së, Dritan Prifti

Një tjetër personazh i lartë, këtë herë i politikës, i që mori me vete të vërtetat e videove të tij, ishte edhe Dritan Prifti.
Politikani, i cili ndryshe nga kolegët e tij, njihej për fiksimin e tij për të koleksionuar regjistrime të paautorizuara filmike, me anë të pajisjeve të veçanta, të cilat më pas i përdorte për tu mbrojtur apo për të sulmuar në politikë, sa herë i prisheshin interesat.
Ashtu siç ishte edhe videoregjistrimi i vitit 2011, kur nga laptopi tij nxori një regjistrim filmik gjatë kohës kur ishte Ministër i Energjitikës, në të cilin dallohej zv/kryeministri Ilir Meta, partia e të cilit në këtë kohë ishte në qeverisje me atë të drejtuar nga Sali Berisha.

Por siç thamë fiksimi i politikanit Dritan Prifti për të filmuar veten dhe të tjerët, nëpërmjet pajisjeve regjistruese, siç ishte edhe rasti me z. Meta, nuk do të ishte i vetmi.

Ish-ministri i LSI-së, u njoh në vazhdim edhe për koleksionimin e trofeve të tij seksualë. Katër vite më vonë, në vitin 2015, ai u kthye sërish protagonist në media.

Këtë herë pas publikimit të disa fotove të shkëputura nga një video, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një nga ish-vartëset e tij në ministri.

Ishte vetë Prifti, që pranoi jo vetëm publikisht, por edhe në prokurori e gjykatë, se kishte filmuar në shtëpinë e tij vartësin e tij zëvendësministër për qëllime shantazhi e korrupsioni.

Me të njëjtin moral ai filmoi në mënyrë perverse edhe drejtoreshën më të rëndësishme të ministrisë së Ekonomisë për ta mbajtur në shantazh nëpërmjet seksit për korrupsion. Nuk është as problemi e as përgjegjësia e LSI që zotëria ndan me publikun kënaqësitë e tij perverse për seks, shantazh e korrupsion.
LSI nuk mban asnjë përgjegjësi për dhjetëra orë filmime të Priftit, të cilat ai nuk mban mend se ku i ka shpërndarë”, thuhet në reagimin e LSI në atë kohë.

“Janë 187 orë filmime. Unë kam detyrim ligjor që t’i çoj pranë organeve gjykatëse. Si mund të mos i çoj ku aty përmenden emra që janë pjesë e strukturave të shtetit. Z.Prifti si prodhues, një pjesë të tyre i ka përdorur dhe i ka dorëzuar, një pjesë i ka ruajtur. Një pjesë janë dhe në dorën time. Këto nuk janë video që janë prodhuar nga unë. Në vendin dhe kohën e duhur do të bëhen publike. Jemi akoma në studim”, deklaronte Spartak Braho.
Por këto video filmike, të prezumuara nga Spartak Braho, nuk u bënë kurrë publike.

Ish ministri, Ylli Pango

Ylli Pango ishte ministër Kulture, kur në vitin 2009, ra pre e një investigimi të bërë nga emisioni ‘Fiks Fare’ në Top Channel.
Ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti i tij, pas skandalit, si edhe u tërhoq nga politika, duke nisur një betejë ligjore me televizionin që publikoi videopërgjimin. Ish-ministri u kap në filmime duke i kërkuar favore seksuale një vajze që ishte e interesuar të fillonte punë në një nga drejtoritë e Ministrisë së Kulturës, që ai drejtonte.

Vetë ish-ministri Ylli Pango, karriera politike e të cilit u shkatërrua pa kthim pas skandalit, publikoi më pas një libër.
Në një intervistë të tij, rreth këtij libri, që flet pikërisht për skandalin që i trazoi jetën në kuptimin 360 gradë, ai vazhdoi të insistojë se gjithçka ishte një provokim i stisur për të dëmtuar reputacionin e tij.

Në fakt politika nuk pranon kurrë që përpara miklimit të pushtetit është treguar shpesh e dobët. Dhe që në një luftë politike, dobësia më e madhe është të mos i rezistosh tundimit që të ofron pushteti!
Që jo pak nuk ia kanë dalë./ Nga Emisioni “Në Shënjestër”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit