HomeAktualitetiSkënderbeu rikthehet “frikshëm” në Superiore, mposht Egnatian mes “drithërimash”

Skënderbeu rikthehet “frikshëm” në Superiore, mposht Egnatian mes “drithërimash”

Skënderbeu rikthehet “frikshëm” në Superiore, mposht Egnatian mes “drithërimash”

Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut sfida e Rrogozhinës. Egnatia kështu suprizohet nga korçarët, teksa këto të fundit triumfuan 1-0.

Të besuarit e Ivan Gvozdenovic rikthehet në Superiore pas një viti mungesë me fitore, duke koleksionuar 3 pikët e para në sfidën hapëse të sezonit të ri.

Një duel mjaft interesant rezultoi të ishte mes dy ekipeve, teksa rastet pati në të dyja portat. Goli vendimtar i kësaj ndeshje do të shënohej në minutën e 59-të nga Yuri Merlim.

Një gol fantastik me festën që shpërtheu në “Arena Egnatia” dhe bëri që gjithë tifozët rrogozhinas të “heshtin”. Në minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk pati gola të tjerë, me Egnatian që e nis me humbje këtë sezon.

Për korçarët në një formë shumë të mirë përsëri kapiteni Erlis Frashër,i  Dumfur, Pecani, nr 6 Rabio etj. Të zgjuara zëvëndësimet e tranierit korçar Gozdenoviç!

Fillim i mbarë i korçarëve të rinj!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments