KreuAktualitetiSot duhet të jemi të gjithë bashkë të luftojmë me flakët dhe...

Sot duhet të jemi të gjithë bashkë të luftojmë me flakët dhe nesër le ti kërkojmë llogari qeverisë për situatën, nëse kanë abuzuar me fondet ti kallëzojmë në prokurori.

Lexova një status të Lulit që ishte merakosur për zjarret që kanë pushutuar vendin,por për dreq spashë asnjë nga deputetët e opozitës të shkonin dhe të ndihmonin në fikjen e tyre por mjaftohen me deklarata në rrjetet sociale dhe lidhje ne studio televizive nga zyrat e tyre me ajër të kondicionuar.


Zjarret në vendin tonë ndodhin për tre arsye.
1.Për të hapur kullota të reja.
2.Të rastësishme.
3.Për të hapur fronte kompanitë që meren me shfrytëzimin e lëndëve të drurit dhe pasi fiken flakët fillojnë që me të djegurat persin edhe të njomët.
Gjithashtu në këto ditë kam parë edhe Ministrin e Mbrojtjes Z.Niko Peleshi që ka qenë atje ne terren,a ka marrë pjesë në fikje nuk e di dhe nuk mund të them dot gjë por shof që kjo sjellje tregon përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrës.
Sot duhet të jemi të gjithë bashkë të luftojmë me flakët dhe nesër le ti kërkojmë llogari qeverisë për situatën, nëse kanë abuzuar me fondet ti kallëzojmë në prokurori.

#Av Esmerald Xhafa

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit