Sot e braktisën të gjithë…po duhet ta kishe kuptuar z. Basha, se ata që janë një herë mosmirënjohës, të tillë do mbeten…si ty!
Me rradhë, pa asnjë pendesë, pa asnje dridhje qerpiku ja veshën Bashës të gjitha. A nuk ishin të gjithë këta “syhapur” që deri para 7 marsit i quanin demokratët e foltores antiamerikanë? A nuk ishin këta që quajtën tradhëtarë të debuarit e kryetarit Basha? A nuk ishin këta që bënë për budalla dhe çuditën tèrë dynjanë se në kuvendin e tyre ishin ulur 5002 vetë në 1900 karrige? A nuk ishin këta, të vetmit në republikë që do fitonin 6 bashki, kur edhe kalamajtë e kopshtit e dinin që këta as do i afrofeshin fitores?
Po gazin lotsjellës që ja u servirët demokratëve ne selinë e tyre e harruat? Ju kërkuat ndjesë???
Po përse duhet një deputet, apo politikan kur ai nuk eshtë i aftë të kuptojë dhe atë që e kupton dhe militanti i fundit i P.D?
Si mundet të dalësh sot dhe të akuzosh Lulin kur vetë ke qënë dhe je një këmbëz e karriges së tij!
Bëhuni një herë “pe vërteti” , largohuni bashkë me Lulin…ju e frytë heroin tuaj fitimtar!
Fotot janë marrë nga Klan news.
@NewsIn.Al

