Sot eshte dita perkujtimore e Çehovit. Me kete rast po sjell nje paragraf nga romani GRUAJA E SHIUT.
Nga Bashkim Hoxha
Arseni spiegon:
Mendimi për t’u aratisur nga letërsia më ka lindur në një çfaqje teatri. Çfaqej Çehovi. Pulëbardha. Unë e dua shumë Çehovi, por shfaqja që pashë më futi thellë në mendime. Ishte një shfaqje në stilin tallava, një shfaqeje e çuditshme, më shumë cirk.
Vetëm Çehov, siç e kuptoj unë Çehovin, nuk kishte. Publiku e pëlqeu shfaqjen, e
duartrokiti. Unë qëndrova gjatë në sallë duke vëzhguar herë aktorët e lumtur dhe herë publikun. Të dy palët ishin të lumtur me njeri tjetrin, Dhe e kuptova se koha e tallavasë kishte zbritur edhe në teatër. Dhe ky ishte fundi. Kishte kohë që këngët shpërthenin tallava, por kjo nuk më bënte përshtypje. Kur kryeministri dilte në foto duke i rënë dajres, unë e quaja argëtuese. Nuk e kisha vënë re se tallava ishte bërë më pas trishtueshëm edhe qeverisja. Në çmimet e fundit letrare një libër i mjeshtrit Z.S. qëndronte në vend të shtatë
dhe çmimin e parë e mori Ditari i Brianës, një këngëtare tallavaje. Kishte shkruar një
ditar të tipit “u zgjova shumë herët, në orën dy të drekës dhe nuk e pashë Romeon në
shtrat. Romeo, ku ike?”



