HomeAktualitetiSot, mot… nesër, e njëjta gjë është/ Ilir Jano

Sot, mot… nesër, e njëjta gjë është/ Ilir Jano

Edhe sot, si mot…edhe nesër si sot do të jetë..

Ne nuk mund t’i duam të gjithë njerëzit .. ne mund të ndjejmë dashuri ndaj njerëzimit dhe kjo ndjenjë mund të manifestohet si një dashuri e vërtetë ndaj një numri personash, por kjo mbetet gjithnjë mundesia e vetme.

Të tejkalosh kufijte e energjise vetjake do të thote të japesh më tepër se sa mundesh…do të thotë të kalosh atë pikë të caktuar, pas së cilës tendencat që të duam të tjerët , bëhen të gënjeshtra …aq të gënjeshtra sa “vrasin” dhe dëshirën për t’i ndihmuar ata… Të mundohesh të duash dikë që nuk dëshiron të ngrihet shpirtërisht , do të thote humbje kohe…njesoj , sikur të hedhësh farë në një tokë shterpë …

Shikoni kohën ku jetojmë, pandemine,  krizën ekonomike e njerëzore., kastën politike që për 30 vjet nuk la gjë pa i vjedhur dhe rrjepur këtij  populli,  kokëulur dhe të nënshtruar , mikpritës  dhe shumë,  po shumë  të sjellshëm… 25 prilli po afron dhe zemra për atë  ditë  “punon”… del nga vendi dhe nuk lë  derë  pa trokitur,  pa lypur votën,  votën që  do lumturoje popullin dhe do sjellë  begatinë. O turp… ku të ta gjej fytyrën? A ke,  apo si turp që  je  ke vetëm  trup?  Po të  mos kishe fytyrë  nuk do ishe kudo,  shaluar mbi “kalë “…

Ata e njohin njëri tjetrin… i keni dëgjuar  sa hapur i etiketojnë. Një  njeriu normal po ti thuash çerekun e atyre ofendimeve të “shqyen”… i thotë burgut HAPU!  Këta  joooo… qeshin me talljet dhe ofendimet e tyre…
Fatkeqësisht gabimet që bëhen para shume vitesh, vjen gjithmonë një moment dhe paguhen…po,  paguhen…. Të  gjithë  ne i paguajmë . ..

Ndihmoni një lypes, një të pastrehe, një qen që endet rrugëve , ndihmoni këdo që ne sy do ti lexoni miresine, por kurrë mos u gënjeni nga një qenie plasteline në forme njeriu që  të troket në  derë  si lypsar votë… .Largohuni, neveriteni dhe as pështymë mos i hidhni…me besoni, edhe pështyma është luks për këtë racë bastarde!!!

# Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments