- Pa dyshiim Kastriot Gjini do mbetet kompozitori me i dashur i viteve 70-80 ne Shqiperi. “Kartoliina” i dha shume shpejt Otit titullin “Kompozitor i rinise”
- Shpërthimi i talentit në këngët “Fqinja”, “Duart e tua”, “A do të vish sivjet në plazh” arriti pikën kulmore…
Gjatë kohës që punonte në Radiotelevizion, Kastriotit iu krijuan mundësi për t’u njohur edhe bashkëpunuar më kompozitorë të njohur, orkestrues, këngëtarë e poetë, me të cilët do të strukturonte këngët e tij. Kjo është koha më e artë e krijimtarisë muzikore për Kastriot Gjinin. Kësaj periudhe i përkasin edhe këngët më të bukura që ai kompozoi si: “Fqinja”, “A do të vish sivjet në plazh”, “Duart e tua”, “I njoh sytë e tu”, “Çapkënes”, “Vajzës që dua”, “Ne studentët” e të tjera. Të gjitha këngët e Otit nisën nga disa fabula poetike, të qarta, konkrete, të thjeshta si skena të jetës rinore. Mjaft tekste janë marrë nga librat e poetëve tanë më të mirë. Si Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu etj. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve të Kastriotit, dhoma e tij në shtëpi ishte kthyer në studio, ku zhvilloheshin provat e koncerteve. Aty u kompozuan një pjesë e madhe e këngëve të tij. Muret e dhomës dridheshin nga buçitja e zërave të Hysni Zelës, kur bënte provat e këngës “Nga llogorja
s’luajmë kurrë”, Sherif Merdanit, kur këndonte “Fqinjën”, “Duart e tua”, Gjergj Suliotit, kur këndonte “Zëri i nënave”, Novruz Yzeirit, kur këndonte “Ofelinë”, e shumë e shumë të tjerëve. Në atë dhomë u shkruajtën partiturat e mjaft këngëve të Otit me Robert Radojën, Ferdinand Dedën, Gjon Simonin etj. Tingujt e melodive dilnin jashtë dritareve katit të tretë të pallatit 16-të, përhapeshin në ajër dhe kalimtarët qëndronin dhe i dëgjonin gjithë ëndje… - Lidhjet e Kastriotit me Korcen kanë qenë gjithmonë. Kompozitori Josif Minga ishte një prej miqve të tij me të afërt. Miqësi kjo që vazhdon dhe ditët e sotme me pjesëtarët e familjes së tij. Shoferi korçar Gjergji Kote, gjithmonë i qeshur dhe me këngë në gojë, ishte një nga ata njerëz që gjithmonë i sillnin humorin dhe në ditët e vështira kur ai luftonte për jetën…
- Mirënjohje Kastriot Gjini… Ishe, je dhe do të mbetesh një Kartoline e muzikës së lehtë shqiptare!
- (Pjesë nga Monitori7.com)
Sot në 42 vjetorin e ndarjes nga jeta te kompozitorit te rinise Kastriot Gjini (1949 – 1979)
RELATED ARTICLES
