KreuAktualitetiSot në ditën e Shënjtërimit të NËNË TEREZËS, ditë që zyrtarët pushojnë, ...

Sot në ditën e Shënjtërimit të NËNË TEREZËS, ditë që zyrtarët pushojnë,  studentët japin provime… pedagogët korigjojnë! 

Sot në ditën e Shënjtërimit të NËNË TEREZËS, ditë që zyrtarët pushojnë,  studentët japin provime… pedagogët korigjojnë!

Që festat bëhen për tu festuar,  këtë e kuptojnë dhe duan të gjithë,  por që ky pushim nuk është për të gjithë,  këtë kush e spjegon???

Ditë e hënë… zyrat e shtetit mbyllur… shtetarët nëpër resorte duke nderuar atë Zonjë të Madhe… hallexhinjtë në punë,  studentë në provime dhe sigurisht pedagogë që s’kanë “të drejtë” të pushojnë.. Përse?

Kur pyet se përse studentëve (një pjese)  ju privohet kjo e drejtë për të pushuar,  të përgjigjen se ” kështu është programuar që më parë”…

Dhe si gjithmonë,  janë “të përzgjedhurit” ,ata që festojnë për Nënë Terezën tonë që gjithë jeten ja kushtoi bamirësisë dhe njerëzve në nevojë…

Ja çfarë shkruan deputeti Erion Braçe në postimin e tij:

“Ta dinte NENE TEREZA qe
shenjterimi i saj,
do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI,
ne Jale tek CMENDURIA,
ne Hamalle tek DALLGA,
ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku,
do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE!

#Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot,
nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!”

#Viki Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit