Është koha që Shqipëria në futboll, të mendojë për të ardhmen, jo vetëm për një rezultat momental.

Nëse i analizon pa tifozllëk, dy takimet e fundit të kombëtares sonë me Poloninë dhe Hungarinë, shikon që loja e ekipit tonë ishte pothuajse e njëjtë, niveli i kundërshtarit ndryshonte dhe kjo solli dhe dy rezultatet e kundërta.
Nuk dua të hy në skemat e tranierit, sepse ato janë mënyra loje që çdo tranier i zgjedh dhe ndryshon në bazë te kundërshtarit që ka perballë. Ajo që mua më beri përshtypje më shumë ishin zgjedhjet e Rejës.
Kombëtarja Shqipëtare e sotme, është një ekip që ka në rradhët e saj shumë talente, të cilët po ti menaxhosh me një staf profesionist dhe të guximshëm, ke të drejtë te pretendosh dhe kërkosh më shumë se një rezultat pozitiv vetëm në një ndeshje.
Ishte kënaqësi të shihje Gjimshitin në 11-shen e lojtarëve më të mirë në ndeshjet e luajtura dje, për eliminatoret e Botërorit! Loja e tij në një kampionat të fortë si Seria A, ti sjell gjithmonë rezultatet dhe të ben diferencën.

Loja e gjithë ekipit, pa dyshim ishte e mirë, por kaq… vetëm e mirë mesatare…Që niveli i ekipit të ngrihet e të marrë më shumë autoritet, duhen aktivizuar lojtarë që luajnë në kampionate elitë, apo champions me ekipet e tyre. Pse para takimit, po të lexoje komentet e tifozëve për treshen e sulmit, pothuajse përqindja më e madhe ishin për Bajrami- Broja- Uzuni… dhe kjo ka shumë kuptim dhe logjikë. Bajrami luan në Serinë A, Broja në Premier Ligë, Uzuni në Hungari dhe champions me ekipin e tij. Është luks të kesh në sulm edhe Manaj, pjesë e Barçës para pak kohe, apo Muçin e Legias, Laçin, Çekiçin, pa hedhur poshtë “të vjetrit” Cikalleshi, apo Balaj… pra zgjedhje ka shumë, tranieri duhet të besojë e të bëjë diferencën.
Si mundet një ekip si Shqipëria të lerë në stol një lojtar si Broja që luan në Angli? Apo se është 19 vjeç… i vogël?
E patë golin që shënoi? Ishte gol me autoritet, gol force… gol Premier Lige!
Çfarë të thuash? S’ka faj Reja? Po kush ka? A nuk ishte ai dhe stafi i tij që
nuk i besuan dhe nuk e aktivizuan nga fillimi?
Broja hyri në ndeshje për të fituar një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Shqipërisë këtë vit…
ARMANDO BROJA, e ardhmja e kombëtares

