Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të aeroportit të Rinasit.
“Qëndronte i vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”, tha një burim për Lapsi.al. Nga konfirmimet e mëtejshme të redaksisë u pohua se destinacioni i tij final janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky udhëtim për të cilin nuk ka konfirmim për kthimin, vjen një ditë pasi stafi i Veliajt publikoi në media një deklaratë të gjatë, ku akuzohej SPAK se në hetimet ndaj tij është treguar “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Pra Veliaj që si të gjithë qytetarët e këtij vendi gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes, po ankohet se atij prokurorët po i bëjnë një hetim të padrejtë dhe tendencioz.
A do të zgjedhë ai të përballet me ta, apo do të ndjekë si Arben Ahmetaj tu shmanget atyre?
Është një vizitë pune, ftesë nga partnerë, apo një takim i domosdoshëm për “ngjarjet” e fundit në Tiranë?
@NewsIn.Al

