KreuAktualitetiSPAK: Aksioni te call center-i pas investigimit të gazetarëve italianë, sekuestrohet edhe...

SPAK: Aksioni te call center-i pas investigimit të gazetarëve italianë, sekuestrohet edhe një Ferrari

SPAK: Aksioni te call center-i pas investigimit të gazetarëve italianë, sekuestrohet edhe një Ferrari

SPAK ka regjistruar një procedim penal për “Mashtrimin Kompjuterik” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, pas informacionit të dhënë nga gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Hetimi ka zbuluar një Qendër Thirrjesh (Call Center) në Tiranë, në ndërtesën “Atti Tower”, nga ku dyshohet se janë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha.

Aktiviteti dyshohet të jetë kryer nga një grup i mirëorganizuar, që operonte në gjuhë italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane, duke përdorur sisteme kompjuterike, telefona dhe platforma mashtruese online.

Në total janë arrestuar 6 persona në flagrancë të identifikuar me inicialet R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P., O.K., ndërsa për 5 të tjerë janë lëshuar urdhra ndalimi për shtetasit K.K., H.XH. dhe tre të tjerë që ende nuk janë kapur.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje kompjuterike, telefona, serverë, automjete, përfshirë një Ferrari luksoz, të dyshuar si të përdorura për këtë aktivitet kriminal.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit