Tuesday, February 10, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSHBA ka ndaluar vizat? Rama tregon TË VËRTETËN çfarë po ndodh me...

SHBA ka ndaluar vizat? Rama tregon TË VËRTETËN çfarë po ndodh me Shqipërinë…

SHBA ka ndaluar vizat? Rama tregon TË VËRTETËN çfarë po ndodh me Shqipërinë…

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe vetë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar vizat me 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë.

Këtë të dielë, Rama shpjegoi se Administrata Trump ka pezulluar vetëm vizat për lejet e punës në Shtetet e Bashkuara, dhe jo vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera.

Dhe në fund, për kripë, jo për ëmbëlsirë, dua të them dy fjalë për ata që u hodhën përpjetë, ose më saktë, për ata që jetojnë të hedhur përpjetë dhe që, në përpjetësinë e tyre, i shtuan hedhjeve edhe një hedhje të radhës dhe të së njëjtës natyrë: dezinformim, çoroditje e opinionit publik, helmim i të gjithë atyre që kanë akoma fuqinë t’i dëgjojnë, duke thënë që Amerika i ndaloi vizat për Shqipërinë.

Kjo është e pavërtetë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndaluar vizat për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata aktuale, nën orientimin e qartë prej kohësh të Presidentit Trump për politikën e re lidhur me emigracionin, ka vendosur që për 75 vende të botës, ndër të cilat edhe disa vende të Ballkanit, ku përfshihet edhe Kosova, të bëhet një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara, jo vizave për në Amerikë, por lejeve të qëndrimit në Amerikë për punë.

Kjo është diçka që shkon në linjën krejt normale të politikës së re të Presidentit Trump dhe që nuk ka pikën e lidhjes me të gjitha ato që u thanë nga ata që hidhen përpjetë dhe që, përsëri, kur të bien në tokë, do të shohin se terreni mbi të cilin qëndrojnë është gjithmonë më i rrëshqitshëm. Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia“, tha Rama.

 

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments