SPAK ka konfirmuar se ka nisur hetimin ndaj ish presidentit Ilir Meta, pas kallëzimit të një ish-deputeti.
Hetimi ndaj Metës ka nisur në kuadër të procedimit penal pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.
Ja dhe njoftimi i SPAK:
“Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që spak i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë”, bën me dije SPAK.
@NewsIn.Al


