KreuAktualitetiSPAK i kërkon Facebook-ut informacion për vendndodhjen e ish-zv/Kryeministrit. Nga po reagon...

SPAK i kërkon Facebook-ut informacion për vendndodhjen e ish-zv/Kryeministrit. Nga po reagon Ahmetaj?

SPAK i kërkon Facebook-ut informacion për vendndodhjen e ish-zv/Kryeministrit. Nga po reagon Ahmetaj?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar informacion “Facebook”, lidhur me vendodhjen e ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar se pas reagimeve përmes rrjeteve sociale të Ahmetajt, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar, SPAK i ka kërkuar informacion kompanisë META, që zotëron Facebook-un, mbi vendodhjen e Arben Ahmetajt.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme në letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qëndroreve te kompanisë “META” të Mark Zuckerberg i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish-numri dy i qeverisë.

Sipas të dhënave SPAK, ka kërkuar informacion mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij.

Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe ndaj tij rëndojnë tre akuzat: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%. /tvklan.al

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit