KreuAktualitetiSPAK urdhër-arrest edhe për Ervin Matën, lidhja e tij me djalin e...

SPAK urdhër-arrest edhe për Ervin Matën, lidhja e tij me djalin e Breçanit

SPAK urdhër-arrest edhe për Ervin Matën, lidhja e tij me djalin e Breçanit

Mes personave që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest gjatë operacionit të finalizuar mbrëmjen e kësaj të hëne është edhe biznesmeni Ervin Mata.

Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018, ku pas një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Pas një arratie 6-mujore, Mata u dorëzua dhe dëshmoi të gjithë atë që ka ndodhur natën e 4 tetorit 2018, në lokal. Biznesmeni Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grush

Ervin Mata njihet për lidhje me familjen Breçani. Motra e tij është bashkëshortja e djalit të Erzen Breçanit.

Po ashtu, SPAK ka lëshuar urdhër arresti edhe për Shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Po ashtu bëhet me dije se mes të shoqëruarve janë edhe 7 punonjës të tjerë të Policisë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit