KreuAktualitetiSpanjë_ Kapen 3 ton kokainë/ 11 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Spanjë_ Kapen 3 ton kokainë/ 11 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Spanjë_ Kapen 3 ton kokainë/ 11 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

3 ton kokainë u kapën nga Policia spanjolle. 11 anëtarë të dyshuar  të një rrjeti ndërkombëtarë të drogës, i përbërë  nga shqiptarë, kolumbian dhe spanjollë  u arrestuan në Xirivella.

Disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por agjentët e antidrogës i penguan me një kordon policie.

Operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 të së enjtes pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë të kamufluar si sheqer.

Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga struktura metalike e kontejnerit.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit