KreuAktualiteti*STOP*:Noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”,...

*STOP*:Noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetareje, e cila thotë se noterja Majlinda Lleshi ka falsifikuar testamentin e vjehrrës së saj.  Qytetarja Arta Çika shkoi të ballafaqohej me noteren, por mbeti peng në zyrën e Majlinda Lleshit. Kjo e fundit nuk e la të dilte dhe thërriti policinë.

Pas kësaj situate është njoftuar grupi i emisionit “Stop” të cilët kanë shkuar në zyrën e noteres. Pasi vjen policia, ajo bindet që të hapë derën.

Por ndodhi ajo që nuk pritej! Noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

“O ndyrësirë, të godas dhe të mbys fare. Edhe ti plehrë (godet operatorin)! Do të të vras fare (i drejtohet gazetarit)”, thotë noterja.

Pas kësaj ngjarje, drejtuesi i emisionit Saimir Kodra tha se noterja u shoqërua në Komisariatin nr. 2, por sipas tij, Prokurori Albert Demirneli e ka quajtur mëse normale çfarë ka ndodhur.

“Në këtë reformë drejtësie ka çdo muaj një prokuror dezhurn që qëlloi Albert Demirneli. Një burrë, prokuror që e ka kaluar Vettingun, por fati i keq i Gentit dhe i gazetarëve që do rrihen nëse do ketë më mundësi t’i rrahë Majlinda Lleshi është se po të jetë gjithmonë Albert Demirneli dezhurn, e ka pasur shoqe klase dhe më pas ka punuar me të, ky prokuror dhe ajo Oficere e Policisë Gjyqësore. Ia bënte zemra atij që ta ndalonte mbrëmë në flagrancë noteren? Jo. E pra.Shikoni si dhunohen gazetari dhe operatori, por prokurori e quan mëse normale. I rashë telefonit kërkova të flisja si nuk e ndalon në flagrancë atë, por sot në mëngjes më shkruajti mesazh dhe më tha kush je prapë. Si duket sot do të jetë ftilluar, mëlçia si duket ia përpunon me vonesë alkoolin, punë e tij. Problemi është or ti Albert Demirneli, nëse unë Saimir Kodra, personalisht do të shkoj në zyrën e noteres dhe do ta godas për një mijë e një arsye, i revoltuar për këto procedura jo ligjore që ka bërë. Do të dorëzohem vetë në komisariat dhe s’besoj se do më arrestosh në kushtet e flagrancës se kam goditur një notere apo jo? Se nuk bën sens, me të njëjtën logjikë që nuk ndalove noteren ku goditi gazetarin. Jam i sigurt që mua do më ndalosh, do më kërkosh dënim dhe është mëse normale”, tha Kodra./tvklan.al

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit