Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“ Tatuazhi…”/Arian Dhimogjoka

“ Tatuazhi…”/Arian Dhimogjoka

Tatuazhi

Arian Dhimogjoka

Më foli një dikush
Dje në drekë në plazh
Një djalëi ri
Plot me tatuazh

Nuk më njeh më tha
U plake o njeri
Më mba mend o xhaxhi
Pa hidhmë një sy

Jam unë , jam Petriti
Hë kujtohu tani
Një derë na ndan
Një mur, një avlli

Qe djali i gjitonit
U rrit me pekuli
Modën e ndjek thashë
S’ka faj është i ri

Njëherë pantallonat
Ulur poshtë mban
Një herë me brekë del
Sipër një bufan

Njëherë i shqyer gjithë
Si ta hanin qëntë
Me kapele mbrapsh
Zinxhir të ergjëntë

Më foli një zë
Një dikush në plazh
Brenda në një trup
Gjithë tatuazh

Ah mor djalë i thashë
Vanë mendt e mia
Mos ma vërë re
Këto ka pleqëria

Ah more Petrit
Ah të martë e mira
Mu duke si buf
Kur zënë bien shira

Po pse more djalë
Pse je gjithë llangosur
Torturove trupin
Ngyer e gjakosur

Pa më thuaj vallë
Si e ke gjykuar
Kur vendimin more
A e ke mendur ?

Kur të vijë mosha
Shpejt kalon rinia
Në plazh ku të shkosh
Do qeshin fëmija

Se ky tatuazh
Që bëre tani ë
Si damkë do mbetet
Brenda do jesh ti

Do rrudhet lëkura
Do të krruset mesi
E nga kjo e tëra
Më thuaj ç’do të mbesi

Një gravurë e zbehur
Në vite e zhubrosur
Bash si një këmishë
E pa hekurosur

Do bëhesh pishman
Ja dëgjoje plakun
Shpejt do më kujtosh
E ta kam merakun

Moda shkon e vjen
Do të vijnë mëndtë
O Pertit o djalë
E gjithë tatuazh
Do trembësh dhe qëntë

Athinë / Qershor 2026

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments