KreuKulturë / ArtTë dua edhe pa Shën Valentin Të dua edhe kur nuk më...

Të dua edhe pa Shën Valentin Të dua edhe kur nuk më thua se jam e bukur. Të dua edhe nga mënyra si më buzëqesh…/Kozeta Zavalani

Të dua edhe pa Shën Valentin
Të dua edhe kur nuk më thua se jam e bukur.
Të dua edhe nga mënyra si më buzëqesh
edhe kur qielli është i zi e bije vetëm shi.
Të dua edhe nga mënyra që më bën të buzëqesh, si askush tjetër.
Të dua edhe nga mënyra se si ledhaton flokët e mi,
kur më çelin petale mbi buzë e sy.
Të dua edhe nga mënyra si më pushton rreth belit.
Të dua edhe nga mënyra si ne sodisim muzgun së bashku, flladitur nga era e detit.
Të dua edhe nga mënyra si më sheh me qetësi.
Të dua edhe nga mënyra që lë erën e kolonjës në lëkurën time, si perla përqafimi me ëmbëlsi.
Të dua edhe nga mënyra si të ndrisin sytë,
kur u flet miqve për mua.
Të dua edhe nga mënyra si më dërgon lulet e mia të preferuara, së bashku me shënimin “Të dua”.
Të dua edhe nga mënyra si më lavdëron ti mua.
Të dua edhe nga mënyra si tingëllon zëri yt rrëzë veshit tim, pa pasur frikë të tregosh ndjenjat e tua.
Të dua edhe nga mënyra si më bën të ëndërroj.
Të dua edhe nga mënyra si më telefonon në mes të ditës mua, vetëm për të më thënë “Të dua”!
Të dua në çdo mënyrë
edhe kur je mërzitur me mua dhe pajtohemi për Shën Valentin… Mbetesh frymëmarrja e përjetësisë për mua;
Ndaj edhe më shumë të dua!
###
Jam përkushtimi yt i përjetshëm
Ndjenjat e mia për ty, dashuria ime,
sjellin gëzimin, që nuk e pata njohur kurrë.
Ti më ndriçon gjithçka; zemrën më shkëlqen;
Mbush me kënaqësi gjithë jetën time!
Ti më jep gjithçka që kam nevojë;
Kur nuk je pranë meje, më dhemb shpirti për ty,
Sepse më mungon lumturia dehëse.
Ti je gjithçka që kam dashur ndonjëherë;
Sepse kur jemi bashkë, jeta është lumturia shprehëse.

Ti dhe dashuria ime – jeni të vetmit ku mbështetem vazhdimisht.
Unë ju dua, dhe jam e lumtur që jeni me mua.
Ju nuk mund ta shihni dashurinë!
Ajo nuk ka ngjyrë, sado të vishesh me të kuqe
Ajo nuk ka as shije, sado të hash ëmbëlsira.
Megjithatë dashuria mund të ndihet
Si dhimbje,
Si mall,
Si mungesë…
Gjithkush e ndjen brenda kafazit të kraharorit,
tingëllimin e shurdhër të fjalës:
Të dua, – që në heshtje bërtet.
Për dashurinë jap gjithçka edhe jetën time,
Sepse dashuria mbush gjithë botën time,
mendimet e mia,
frymëmarrjen time,
të ardhmen time.
Dashuria është dielli dhe yjet e mi,
Dashuria është nata e dita ime,
Dashuria është stinët e mia,
Është vera, vjeshta, dimri e pranvera ime e ëmbël,
Është toka dhe oqeani im,
Është gjithçka që mund të jetë hyjnore.

Nëse ti je trëndafili im, unë jam dielli yt,
Do të ndryshoja orbitën time, për të dëbuar natën,
për të të mbajtur në dritën time.

Nëse ti je bota ime, unë jam hëna jote,
jam një dritë nate në errësirë.
Ku fatet tona ndërthuren, nëpër kohë dhe hapësirë.

Nëse ti je ishulli im, unë jam deti yt,
duke përkëdhelur brigjet e tua, butë.
Me përqafimin tim do të ruaja nga stuhitë.

Nëse ti je premtimi i dashurisë, unë jam koha,
shoqëruesi i vazhdueshëm i dashurisë hyjnore,
jam përkushtimi yt i përjetshëm.Kozeta Zavalani

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit