KreuAktualiteti"Të huaj jemi..." (Nga Ismail Kadare)

“Të huaj jemi…” (Nga Ismail Kadare)

Të huaj jemi

(Nga Ismail Kadare)

Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Por kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,

Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu, që del veç ti
E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

Prehu në paqe, mjeshtër i penës!

Geralda Sali Manushi_ NË Korçën tonë

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit