Të jesh emigrant…një refren që për 30 e kusur vite nuk ka ndryshuar kurrë! Të shpresojmë…!?
Jam Emigrant por nuk me perfaqeson cdo Reel qe postohen neper posteret gjuetare fitim prurse .
Me kujtohet kur nje tip gazetare i beri nje video Koros e gjithe Tironsit talleshin me ne korcaret . Pastaj kam shume miq qe thone kam deshire te vi te ha nje gjiro atje ne Greqi , gje qe nuk ulen vatanin e tyre ..
Por ja militantizmi Partiak me interesa vetiake qenka semundje profesionale ne Shqiperi e kane frike nga votimi i emigranteve . Atje kercet thesi me miell per nje vote , pale qe votimi eshte vendosur me kohe si cdo here keto 35 vjet demokraci , njesoj si ne komunizem ..
Cfare duhet te beje emigranti qe tju beje qefin ketyre soj militantesh e vendasve me mendim modern provincial sidomos kur vije atje …
– Te mos gezohemi kur vime ne vatan , po te qajme e te puthim token sa te hyje , te jemi te merzitur qe kemi lene vatanin
– Te themi sa ka ndryshuar vendi jone
– Te hyme ne debate politike militantesh , kur asnje parti ne fuqi nuk ka pyetyr per ne , cifcinj te privilegjuar se fituam emigracionin .
– Grate tona duhet te vine me rroba te vjetra , as zbukurime , as tualet , ashtu si punojne ne emigracion per te mbajtur familjen .
– Nuk duhet te gezojme , te kendojme e te mbushim trapezat se shume nga ne nuk kishim buke te hanim …
– Te behemi budallenj te mos shikojme cmimet qe jane ne rang evropian per te fituar ata qe na vene epitete .
Keta vendas bythepambuke e qe disa jane pasuruar nga Partite te mos kete frike se VOTAT do ti humbin nga emigrantet , se ata e kane mendjen e hapur dhe e dine qe cdo Parti qe te vije ne pushtet do jete si vargjet e Epopese – ” ne vend te pushkes , gota e ene ”
Vasil Miho _ Skulptor. Një prej emigrantëve më aktivë dhe me kontribut në Selanik.
@NewsIn.Al

