HomeAktualitetiTë kërkuarit ndryshonin emrat, zbulohet skema e mashtrimit në Gjendjen Civile Vlorë

Të kërkuarit ndryshonin emrat, zbulohet skema e mashtrimit në Gjendjen Civile Vlorë

Një skemë falsifikimi identitetesh në zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë është në hetim nga autoritetet.

Burime konfirmojnë se Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, po heton rastet e dyshuara, me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë.

Sipas të njëjtave burime, hetimet disa mujore kanë zbuluar disa raste ku persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kanë ndryshuar identitetet e tyre reale, duke përdorur emrat e qytetarëve të tjerë, pa dijeninë e këtyre të fundit.
Dyshimet lidhen me falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe përfshirjen e punonjësve të caktuar të Gjendjes Civile
Pritet që në kuadër të hetimeve të lëshohen disa masa sigurie ndaj personave të dyshuar.

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments