KreuOpinionTË LINDUR PËR TË MOS QËNË VETVETJA...

TË LINDUR PËR TË MOS QËNË VETVETJA…

TË LINDUR PËR TË MOS QËNË VETVETJA…

Shumë herë e kam menduar këtë dhe shumë herë e kam larguar…e mendoj se e jetoj dhe shikoj përditë, e largoj sepse nuk mundem ta pranoj që edhe sot vuajmë nga e njëjta sindromë që na “mbyti” vitet e rinisë…
E para gjë që kërkuam të “vrisnim” ato vite të para të viteve 90 ishte frika, hipokrizia…hija…hija e tmerrshme që na mbytte personalitetin duke na vënë në një rresht ku askush nuk e dinte ku shkonte, në një rresht ku askush nuk e dinte fundin…as “i madhi” e as ” i vogli”…
Dhe rreshti prishej herë pas here, prishej e krijohej…frika “u vra” por hipokrizia u shtua…hija nuk mbeti thjesht hije..u vesh, mori formë, mori ngjyrë…ngjyrën e rradhës, ngjyrë e veshur me “pizhame” demokracie… e ” i madhi” ngeli i “madh”, e i” vogli” u bë më i” vogel”…truri u nda ne dy pjesë, një pjesë e “syrgjynosur” dhe pjesa tjeter në minorancë…në minorancë me “pasurinë e hipotekuar” të këtij vëndi, në minorancë me korrupsionin, krimin, vjedhjen, injorancën, hipokrizinë…
Dhe ne të njëjtët mbetëm si para tre dekadave, akoma vazhdojmë të mendojmë, të mendojmë e shpresojmë, shpresojmë e jetojmë …si gjithmonë në rresht…së bashku krimineli dhe viktima, hajduti dhe i ndershmi, i korruptuari dhe korekti, intelektuali dhe injoranti…fatkeqësisht së bashku, së bashku sepse nuk mundëm kurrë ta bëjmë këtë ndarje…ndarje, që do na bënte të ulnim “me këmbë në tokë” idealet e shenjta të viteve 90…ideale që veç atëhere na bënë të ndjeheshim vetvetja…
Vetvetja e munguar e një demokracie të paralizuar…&j&

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit