KreuAktualitetiTë shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Qëllohet për vdekje një person,...

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Qëllohet për vdekje një person, identifikohet autori i vrasjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës.

Një 26-vjeçar i identifikuar si Amarildo Vukaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se ai është dërguar drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.

Aktualisht, sipas informacioneve policore,  dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt banal të çastit.

@NewsIn.Al

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit