KreuAktualitetiTë tregosh nyjet, problemet, faktet, në një komunitet budallenjsh, mund të sjellë...

Të tregosh nyjet, problemet, faktet, në një komunitet budallenjsh, mund të sjellë pasoja të dhimbshme!

Botuar nga CNA.al

Tre persona u dënuan me vdekje me gijotinë.
Njëri prej tyre ishte prift, tjetri gjyqtar, dhe një fizikant.
Të parin morën priftin në tryezën e vdekjes. Ja vendosën kokën nën gijotinë dhe e pyetën:
– Cila është fjala juaj e fundit?
Ai tha: Unë besoj në Krishtin. Ai do të më shpëtojë.

Kur e lëshuqn giotinën, ajo ndaloi disa cm para qafës së priftit. Njerëzit u befasuan dhe bërtitën: Lëshojeni atë! Zoti e tha fjalën e tij!
Kështu prifti shpëtoi nga ekzekutimi.

E morën gjykatësin në ekzekutim dhe e pyetën: Cila është fjala juaj e fundit?
Ai tha: Unë nuk besoj në Zot si prifti. Por unë i besoj drejtësisë.
E lëshuan giotinën dhe ajo prapë ndaloi disa cm para qafës së gjykatësit.
Njerëzit u befasuan dhe bërtitën përsëri:
– Ai tha fjalën e drejtësisë, lirojeni!
Kështu që edhe gjyqtari shpëtoi nga prerja.

I erdhi radha fizikantit.
Edhe atij ia bënë pyetjen e njëjtë, cila është fjala jote e fundit?
– Unë nuk jam as prift që besoj në Zot dhe as gjykatës që i besoj drejtësisë.
E vetmja gjë që di është kjo:
Ka një nyjë në litarin e giotinës dhe ajo nyjë nuk e lejon mekanizmin e giotinës që të zbresë plotësisht.

Kur oficerët kontrolluan giotinën, ata vërtet panë se kishte një nyje.
E zgjidhën nyjen dhe e lëshuan përsëri: koka e fizikanit u shkëput nga trupi.

“Të tregosh nyjet, problemet, faktet, në një komunitet budallenjsh, mund të sjellë pasoja të dhimbshme!”

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit