Të urojme nga zemra profesor Sifi, vite pafund plot shendet , lumturi dhe gëzim…

Ja dhe urimi i Albautor për maestron!
Albautor i uron përzemërsisht sot ditën e lindjes Mjeshtrit të Madh, Josif Minga!
Ai është një nga kompozitorët më të shquar në vend, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare për më shumë se katër dekada.
Autori Josif Minga ka përpunuar mbi 120 këngë qytetare dhe popullore shqiptare, ndërsa në opusin e tij krijues renditen vepra të gjinive të ndryshme si muzikë vokale, orkestrale, instrumentale, muzikë për film dhe teatër, gjithashtu operetë dhe opera, si dhe shumë këngë të muzikës së lehtë. Ai ka kontribuar gjithashtu në edukimin muzikor të brezave si pedagog, për vite me radhë.
Urimet më të mira nga Albautor, me vlerësim dhe mirënjohje për punën artistike dhe kontributin që Mjeshtri Josif Minga ka dhënë në muzikën shqiptare, si edhe shumë suksese në projektet e ardhshme.
#Viki Jano
