KreuKulturë / ArtTë verbërit duan ta shohin botën, Dhe kërkojnë me ngulm që të...

Të verbërit duan ta shohin botën, Dhe kërkojnë me ngulm që të shëtisin Ka edhe shurdhër që duan të dëgjojnë, Bet’hovenin apo Listin./SKËNDER RUSI

PARADOKSE
Ka ca gjëra që nuk ndryshojnë kurrë,
Në këtë jetën tonë të përditshme,
Ka ca njerëz,si për shembull unë,
Që hapin kudo veç rrugë të çuditshme!

Ka ca ditë që lindin pa mëngjese,
(Se ku ka shkuar dielli,s’e di asnjë!)
Nga drita e tij marrim dhe ne me vete,
Dhe ditë për ditë ne e shpërndajmë atë!

Ka ca hije që duan me mua të maten,
Ka ca njerëz që brenda meje lëvizin,
Ka ca të tjerë që tëvetmuar e pijnë kafen,
Ndaj edhe ditët pa mëngjese lindin!

Të verbërit duan ta shohin botën,
Dhe kërkojnë me ngulm që të shëtisin
Ka edhe shurdhër që duan të dëgjojnë,
Bet’hovenin apo Listin,

Ka ca gjëra që nuk ndryshojnë kurrë,
Në tërë këtë jetën tone të përditshme!
Ka ca njerëz si për shembull unë,
Që hapin kudo vetëm rrugë të çuditshme!

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit