HomePolitikaTë votoj për veten, apo për... "mikun"?

Të votoj për veten, apo për… “mikun”?

Jemi në ditët  më “zjarrta” të fushatës dhe tashmë atmosfera e zgjedhjeve ka filluar të ndihet më shumë se kurrë.  Televizori nuk transmeton asgjë tjetër këto ditë dhe fytyrat e politikanëve na shoqërojnë në çdo vakt të ditës. Duke u përpjekur të qëndroj sa më larg kësaj zhurme (pasi mw krijon bezdi), mundohem të merrem me rutinën time të përditshme pa u përfshirë fare edhe nëper debate mes miqsh, pasi gjithmonë në kohë fushate, shqiptari shndërrohet në një super kompjuter që di gjithçka dhe parashikon gjiththçka.

E pasi kam vendosur të ri larg kësaj atmosfere , opa… krejt papritur shfaqet një numër i panjohur në telefonin tim. “Jam filani thotë, më mban mend? Jemi takuar në filan vend.” Mendohem pak sekonda duke bërë lidhjen me zërin dhe për të mos dalë keq i them: “Po, të mbaj, si jo.”Personi në krahun tjetër të telefonit fillon të flasë dhe më fton për një kafe: “Takohemi se kam një muhabet”, më thotë. “Po mirë”, i them dhe e përshëndes. Filloj vras mendjen ç’mund të dojë ky njeri që e kam takuar gjithsej 2 herë në jetën timë, por mendja nuk më shkon asgjekundi. Vjen momenti që të takohemi dhe ja ku jemi në kafe përballë njëri-tjetrit.

Biseda nis me pyetjet rutine, por me një padurim nga ana e tij për të dalë sa më shpejt te tema për të cilën jemi takuar. (Në fakt edhe nga ana gjithashtu). “Ti bie shkurt”, më thotë. “Ne po bëjmë fushatë të fuqishme dhe do të të kërkonte vëllai që votat e famijes tënde të na i jepje ne. Për ç’do hall që të kesh po fituam. Derën e ke të hapur.” Mendohem pak sekonda dhe i kthehem: “Po ç’ne unë me parti o vëlla. Nuk jam marrë kurrë”. “E di”, më thotë. “Por bëje për mua kësaj here. Ma jep fjalën dhe do ta di shumë për nder.”

Kërkontë nga unë një premtim që të votoja partinë e tij, pa pyetur fare se çfarë bindje kam unë, se çfarë interesi kam, apo si i shoh unë gjërat. Ma fyeu inteligjencën dhe nuk i thashë asnjë fjalë. Do që atë një votë që kam, të mos e çoj aty ku dua unë, por aty ku do ai. Me pak fjalë, koha e fushatës të sjell edhe të tilla situata. Të takon një mik dhe të kërkon të japësh votën për të. T’ia bësh këtë nder. Ky nuk ishte i vetmi.

Deri tani janë shfaqur disa miq të tillë. Kushedi dhe sa të tjerë do shfaqen deri në datën 25. Mund të jemi ndoshta i vetmi vend në planet ku një “mik” i vjetër të shfaqet papritur në jetën tënde në kohë fushate dhe të kërkon që votën tënde, tja japësh atij. Nuk e di se çfarë do bëj kur të votoj. Të votoj për veten time, apo për… “mikun”./ NewsIn.al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments