Në faqen e Prokurimeve Publike, rezulton se bashkia Kolonjë ka anuluar procedurën për mbikqyrjen e punimeve, ndërsa sipas një raporti të KLSH, Erion Isai ka nënshkruar kontratë me një kompani që identifikohet vetëm me gërmën e parë të saj “V” shpk dhe përfaqësues ligjor shtetasin me inicialet M.S. Nga verifikimet e Plug, rezulton se kompania me incialet “V” është Viking Enginneering, ndërsa edhe incialet M.S, përputhen me ato të administratorit të kompanisë, Shtetasit Marvi Shamat. Një tjetër detaj që konfirmon këtë fakt është se bashkia Kolonjë ka anuluar tenderin e mbikqyrjes, ndërsa KLSH ka gjetur gjithashtu se për kontratën prej rreth 5 mijë eurosh nuk janë kryer pagesa nga bashkia kolonjë për mbikqyrsin e punimeve. Sipas kontratës, mbikqyrësi i punimeve, është përgjegjës për fondin e veprës. Situacionet e paraqitura nga kontraktori pas kryerjes së punimeve në faza të ndryshme mund të paguhen nga Investitori vetëm pasi të jenë shqyrtuar dhe firmosur nga mbikëqyrësi i punimeve; Pika 20. Kur vërehen shkelje të dispozitave ligjore Investitori ka të drejtë t’i urdhërojë mbikëqyrësit pezullimin e punimeve dhe i lind e drejta të kryej prishjen e kontratës duke kërkuar dëmshpërblim mbikëqyrësit. Vlera e shërbimit të mbikëqyrjes është 486,235 lekë pa TVSH, e cila nuk është likuiduar nga Bashkia Kolonjë. Por në këtë rast, rezulton se kontrata mes bashkisë Kolonjë dhe Mbikqyrësit të punimeve ka qenë fiktive.
Kompania që fituese e këtij tenderi, Rehovari SHPK, ngre dyshime serioze se është një version “5D” i Erion Isait në bashkinë e Kolonjës. Kompania është krijuar në 1 mars 2017 nga shtetasi Spiro Zoto, ndërsa selia e kompanisë ishte pikërisht fshati Rehovë, aty ku Erion Isai ka përqëndruar vitet e fundit të gjitha investimet e bashkisë. Objekti i aktivitetit të kompanisë ishte fusha e ndërtimeve publike dhe civile, ndërsa kapitali i kompanisë ishte 1 milion lekë. Nga viti 2017 deri në vitin 2022, kompania nuk dorëzon asnjë bilanc në qendrën kombëtare të biznesit, duke ndonëse menjëherë pas themelimit të saj, shoqëria Rehovari përfitoi dy tendera, një në 2 qershor 2017 për rikonstruksionin e linjës së ujësjellësit Kronjza në Leksovik dhe një vit më vonë përsëri nga bashkia Kolonjë fitoi sërish një tnder me të njëjtin objekt, rikonstruksion i linjës së ujësjellësit Kronjza në Leskovik. Të dy tenderat janë shënuar me flamur të kuq.
Në vittin 2023, kompania dorëzon për herë të parë bilance në QKB pesë vjet pasi ishte krijuar. Për vitin 2022 kompania deklaron 27 milionë lekë apo rreth 270 mijë euro xhiro, ndërsa për vitin 2021, kompania deklaron rreth 200 mijë euro të ardhura. Nëvitin 2022 kompania deklaron gjithashtu një fitim të pashpërndarë në vlerën e 14 mijë eurove. Në balance, për vitin 2022, Rehovari me pronar Spiro Zoton, deklaron llogari të arkëtueshme, nga disa biznese, përfshi shoqërinë Zeqillari shpk në pronësi të Adriatik Zeqillarit, një tjetër personazh që ka marrë tendera të shumtë nga Erion Isai, Qendrën Shëndetësore Çlirim në bashkinë Erseë, AMU shpk. Në total, Zeqillari deklaron se ka për të mbledhur një shumë prej 42 mijë eurosh. Një detaj tjetër është fakti se kompania REHOVARI shpk, edhe pse gjeneron të ardhura të konsiderueshme, dekalron se nuk ka asnjë lloj pasurie të regjistruar në aktivet e saj, ndërsa numri i punonjësve është mesatarisht 4 punonjës në vit.
Ndonëse një kompani që gjeneronte të ardhura dhe kishte fitime të pashpërndara, në datën 4 tetor 2023, Spiro Zoto vendos çuditërisht të dhurojë kompaninë te një bashkëqytetar i tij, shtetasi Euljon Kasko, banues në fshatin Starje të Kolonjës.
Pra Spiro Zoto vendos të falë një kompani me kapital 1 milion lekë, dhe me një fitim të pashpërndarë prej 190 mijë eurosh, ndërsa deri në 1 janar 2024, fitimi i pashpërndarë rezulton në vlerën e 210 mijë eurosh. Plug ka siguruar një dokument, që dëshmon se Spiro Zoto deri në tetor 2023, ka qenë Kryeplak i fshatit Rehovë, ndërsa në tetor 2023, Spiro Zoto do të emërohet Kryetar i Njësisë Administrative Qendër në bashkinë Kolonjë. Dy muaj më vonë, Erion Isai do të firmoste për kompaninë e Spiro Zotos, që ia dhuroi Euljon Haskos, edhe tenderin për rezervuarin e Gjonçit duke i paguar paradhënie 210 mijë euro pa kryer asnjë punë. Plug ka siguruar gjithashtu një dokument që tregon se edhe Euljon Hasko është një funskionar në bashkinë e Kolonjës, pasi rezulton se është kryeplak i fshatit Starje. Tashmë i mbetet SPAK të vërtetojë se ku shkojnë paratë e dy prestanomeve të kompanisë Rehovari, të cilët janë njerëzit e besuar të Erion Isait. Fiktivitetin e kompanisë REHOVARI SHPK, e dëshmojnë edhe bilancet vitit 2024. Nga të dhënat e bilanceve, shtatë vjet pas themelimit, kompania e Spiro Zotos dhe Euljon Kaskos, rezulton se nuk ka në pronësi asnjë tokë, asnjë ndërtesë, asnjë pajisje, asnjë kompjuter, apo asnjë zyrë. E vetmja pasuri e kompanisë që merr tendera nga Erion Isai, është vetëm një makinë me vlerë 240 mijë lekë të rinj.
Por, jo vetëm Spiro Zoto, pjesë e kësaj skeme është dhe drejtori I Erion Isait Armand Tafili, I cili është marrë I pandehur së bashku me shefin e tij për aferën e rrugës Korçë-Ersekë. Dhe duket se për shërbimet që i ka bërë shefit të tij, Erion Isai, Armand Tafili u shpërblye, duke përfituar një grant prej 234 mijë eurosh nga IPARD, për të ndërtuar një agro turizëm. Plug, po risjellë përsëri në kujtesë sesi Armand Tafili, ky nëpunës i thjeshtë i bashkisë së Kolonjës, u bë papritmas biznesmenë me fondet e IPARD, në konflikt të hapur interesi.
Ky shtetas nuk ka pasur asnjë lidhje me bujqësinë, pasi së paku nga të dhënat publike nuk rezulton se është një fermer. Provë është edhe fakti se Armand Tafili u regjsitruar me nipt si person fizik në 7 prill të vitit 2021. Është e qartë, se qëllimi i regjistrimit të këtij nipti ka qenë për të përfituar plotë 234 mijë euro nga fondet IPARD me qëllim ndërtimin e Agro Turizëm Rohan. Dhe siç shihet nga foto, ky agroturizëm është vatra e zyrtarëve socialistë të juglindjes për të ngrënë dreka e darka në një biznes të ndërtuar me paratë që duhet t`i merrnin fermerët shqiptarë.
Siç paralajmëroi Plug, ka vijuar investigimin për Armand Tafilin. Ky shtetas, ka regjistruar nipt si person fizik në datën 7 prill 2021. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Armand Tafili ka regjistruar emailin e tij dhe të bashkëshortes Matilda Tafil. Kjo e fundit, rezulton gjithashtu të jetë punonjëse në Bashkinë Kolonjës, si edukatore në një nga kopshtet e qytetit. Nga themelimi i këtij biznesi e deri më sot, Armand Tafili nuk ka regjistruar asnjëherë bilance në qendrën kombëtare të biznesit.
Nga një hetim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se Erion Isai miratoi leje ndërtimi për vartësin e tij drejtor, Armand Tafili, duke shkelur disa ligje. Sipas KLSH, Erion Isai miratoi certifikatën e përdorimit jo në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi për lejen e ndërtimit, duke gjetur të paktën tetë shkelje të rënda ligjore, të cilat do të mjaftonin për të dërguar para drejtësisë Erion Isain dhe disa vartës së tij.
Nga auditimi i procedurës së miratimit të çertifikatës së përdorimit, për të cilën është marrë vendimi për miratim të Kryetarit të Bashkisë Kolonjëpër objektin “Ndërtim objekte në funksion të agroturizmit”, me adresë në Ersekë, Bashkia Kolonjë, paraqitur nga zhvilluesi Armand Tafaili u konstatua tetë shjkelje të rënda. Për miratimin e çertifikatës së përdorimit në kundërshtim me përcaktimet ligjore të sipërcituara, ngarkohen me përgjegjësi tre zyrtarë të bashkisë Kolonjë dhe kryebashkiaku, Erion ISai, që sipas KLSH, ka bërë vendimarrje të jashtëligjshme.
Gjithashtu, në zbatim të Ligjit 107/2014, “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, neni 29, pika a), për vendimmarrjen e jashtëligjshme lidhur me aplikimin për leje ndërtimi në territorin administrativ të Bashkisë Kolonjë, ngarkohet me përgjegjësi: Erion Isai., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë.
Plug ka siguruar të dhëna të tjera, që tregojnë thellojnë këtë skandal. Erion Isai edhe pse ishte në dijeni të plotë për shkeljet ligjore që po kryente, është kujdesur personalisht për ndërtimin e Agroturizëm Rohan, të drejtorit të tij Armand Tafili, duke e promovuar pa asnjë droje. Në 24 tetor 2023, Erion Isai publikon në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me Armand Tafilin dhe një tjetër person, duke inspektuar punimet për ndërtimin e katër vilave të Agro Turizëm Rohan. Madje, kryebashkiaku krenohet me investimin duke shkruar: Një super hapësirë po i vjen Kolonjës. Një bujttinë sharmante në shpat të Gramozit në Starje! Turizmi është porta e madhe e kësaj krahine që vetëm këtë vit është rritur 2,5 herë nga viti i kaluar. Falë mbështetjes se fondeve të BE Armandi dhe familja e vet po na shton një mrekulli në “gjoks” të Gramozit; Starje!
Më 26 shkurt, Olta Xhaçka dhe Erion Isai, bujtin në agroturizmin e Armand Tafilit, duke bërë përsëri një inspektim të imtësishëm të punimeve, për ndërtimin e vilave, që ndërtoheshin pikërisht me paratë që duhet t`i merrnin fermerët shqiptarë, por që përfunduan në xhepin e drejtorit të Erion Isait.
Dhe pavarësisht këtyre shkeljeve ligjore, Ministria e Mjedisit, në vitin 2020, ka licensuar Armand Tafilin ME “CERTIFIKATË PARAPRAKE PËR VEPRIMTARI PRITËSE TË CERTIFIKUAR SI AGROTURIZËM”. Armand Tafili, rezulton se është punësuar në Bashkinë Kolonjë, në vitin 2016, ku Plug ka siguruar një dokument që tregon se drejtori i ardhshëm i Erion Isait, filloi punë në zyrën e gjendjes civile, duke u kualifikuar për këtë pozicion pune me vetëm 14 pikë nga 100 që duheshin gjithësej nga testimi që zhvillohej për pranimin në shërbimin civil.
Por pavarësisht njohurive të tij të dobëta, shërbimet ndaj Erion Isait, Elisa Spiropalit, Niko Peleshit dhe Olta Xhaçkës, duket se e shndërruan këtë personazh në jo vetëm drejtor të rëndësishëm në bashkinë Ersekë, por edhe në një drejtor “5D”, që përfiton leje ndërtimi nga shefi i tij dhe mbi të gjitha me këtë leje ndërtimi të paligjshme, përfiton 234 mijë euro grant nga fondet IPARD për të ndërtuar një agroturizëm.
Këto fakte, duket se nuk I kanë rënë në sy SPAK. Një skemë e dyshuar si ajo 5D në bashkinë e Tiranës, ku kolegu I Çuçkës, Lali, është në burg, dhe padyshim fonde nga IPARD për drejtorin e Erion Isait, për të ndërtuar një agro turizëm. Ky I fundit nga të dhënat rezulton një investim që kalon vlerën e financimit nga IPARD, por SPAK nuk e ka hetuar, jo vetëm për të kuptuar burimin e financimit por edhe pronarin real të tij. Së paku, prokurori I dosjes, njëjtë si në rastin Balluku, do të duhet që paralelisht të ndiqte të njëjtin standard edhe për Erion Isain, të hetonte jo vetëm shkeljen e barazisë në tendera por edhe fshehjen e pasurisë dhe pastrimin e parave. Pasi drejtësia do të ishte e vendosur, vetëm kur paratë e vjedhura tu kthehen sërish shqiptarëve.