HomeBotaTestohet “përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane, shkaktohet tërmet/Elda Samarxhiu

Testohet “përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane, shkaktohet tërmet/Elda Samarxhiu

Testohet “përbindëshi bërthamor” i ushtrisë amerikane, shkaktohet tërmet

Marina amerikane ka publikuar pamjet e një “prove të plotë shoku” që u zhvillua pranë një prej transportuesve më të rinj dhe më të mëdhenj të avionëve në botë. Video tregon momentin teksa një shpërthim i madh ndodh pranë transportuesit të avionëve (rreth 100 mijë ton), “USS Gerald R. Ford” në brigjet lindore të SHBA.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e regjistroi shpërthimin si një tërmet me madhësi 3.9 ballë, rreth 161 kilometra larg brigjeve të Floridas. Marina e SHBA kryen zakonisht prova duke përdorur eksplozivë të fortë për të provuar që anijet e tyre luftarake “mund të vazhdojnë të plotësojnë kërkesat e misionit në kushte të vështira që mund të hasin në betejë”, sipas një deklarate zyrtare.

USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja më e re e flotës detare amerikane, dhe padyshim një nga mjetet e saj më të rëndësishme për të treguar superioritetin në ujërat e globit.

Për ta ndërtuar janë nevojitur rreth 12 vjet dhe 43 miliardë dollarë, por tashmë anija që peshon 100 mijë tonelata dhe ka një gjatësi 337 metrash, është gatshme për misionet e caktuara nga Pentagoni.

Dimensionet e saj mund të përballohen vetëm nga dy reaktorë bërthamorë, që e bëjnë të lundrojë me shpejtësi relativisht të mahnitshme (deri në 60 km në orë), dhe mund të mbajë 90 aeroplanë luftarakë si dhe një ekuipazh që i afrohet 5 mijë ushtarakëve.

Credits: VOA – Zëri i Amerikës

#Elda Samarxhiu

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments