Thatësirë në ekranet tona!
Një nënqeshje e verdhë,
një ngërdheshje e thatë!
Një kundërrmim i pluhurt dhe i hirtë minjsh …në skenën e shkallmuar,të ekranit metalik!??
Një monotoni pa ngjyrë!
Një exstazë idesh snobe që përputhin në asgjënë e tyre
HATANË e DASHURISË !
Turbull seksi i hijes dhe dashurisë!
Seks që prek ,duke u lutur me përulësinë e varfërisë së vetmuar.
Mbase me fortësinë e çekanit ngulmon manjak i brishtë i uritur dhe i verbër!
Fjalët e dashurisë tashmë janë të padishifrueshëm
Gracka e kohës!
Mbase po të shihja në ekran një nudo ,duke pozuar live ,
do ish mrekulli në magjinë e bukurisë së saj ,do ish tjetër kohë! do ish bukur!
Mbase në ëndërrat tona duhet të bëhet… edhe donjë “seleksionim”
mbase!??
E kjo një tjetër dhimbje do ish!
por jo ja që është ndryshe sot!
Në ekranet tona është tjetër stinë!
Është kohë e “moderuar”
e mbase duhet kështu… apo?
Por u nisa që të shkruaj pak sa mendimet e mija ,duke parë të kundërtën në sytë e njerzëve,
pranë tyre!
Pranë njerzëve është ndryshe!
E këtu në fshatin tim të largët, lakuriqësinë e pështirë ,në ato farëlloj emisionesh të çdo mbasditeje e shoh ndryshe !
po ndryshe!
Më tingëllon si një jehonë e largët, tek shoh emisionin e çdo ditë që jepen si vitaminat të sëmurit me orarin e tyre strikt! tmerr, injoranca që sjell tallavanë e kohës ,si modë, e sjell nga provinca ,nga provincialiteti i tyre dhe që me verbinë nuk shohin dritën nuk dallojnë ngjyrë, po me çthurrje idesh ndërtojnë skema si lecka të vjetëruara !
Çuditem ,pse kjo kulturë e jona ?nuk është as “traditë ”
apo?
E mbase nuk është stacion Shqip!…
e mendoj e përhumbur, nga
” mrekullia” e çudirave në stacionet Shqip, në ekranet tona!
Këtu në fshatin tim ,njerzit e thjeshtë ndaj nate , pas pune i zvredh i mplak të rrinjë ,për gjithçka që verbon në sytë e tyre ,këto lloj emisionerash ,pa jetë reale, por si një kartë e ngrënë ndër vite!
pluhurosin shpirtra njerzish pa faj!
Këtu hëna ndriçon shumë , andaj që ëndrra vazhdon!
E nën dritën e hënës ,shpresojnë më ndryshe ,për më bukur, për më mirë!
Një ëndërr kjo!
Janë fshatar fisnik
Të thuash Devolli ,i ke thënë të gjitha vyrtytet ,tarbiatet e mira që ata kanë!
Të jesh pranë tyre ,është realiteti e së vërtetës !
Bukuria njerzore , bukuria e shpirtit NJERI… meriton shumë!
Por kjo nuk ndryshon gjë!
Sepse jam një zë!
Është e vështirë të ndryshosh!
Të bësh ndryshim!
Të shohësh të ardhmen me ndryshim ,
për një kulturë të dijes në pafundësinë e saj!
Indiferenca ndaj këtij pushteti televiziv, është çmënduri!
Kjo hije e errët !
Kjo natyrë pune frenetike, ku shpërrthen etja e errët gllabëruese në një tjellësi të paemërt !
Është asgjëja në
“HATANË e DASHURISË”
Mjerim mbi shpinë, është
heshtja në çmëndurinë e asgjëjeje ,në kotësinë e strukur në injorancën e drobitur!
Në këto ecje të kota të çasteve ,nuk ka kurrë një dashuri mbi të vërtetën e shpirtit të bukur!❤️❤️❤️

