Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiThua sot,banoj te “Pallati i Panajotit” korçarët e dinë saktë ku është....

Thua sot,banoj te “Pallati i Panajotit” korçarët e dinë saktë ku është. Nga që ajo kohë vlerat i pati te nevoja,te dobia./ Agim Xhafka

Thua sot,banoj te “Pallati i Panajotit” korçarët e dinë saktë ku është. Nga që ajo kohë vlerat i pati te nevoja,te dobia. Jo si sot. Që vlerë,pasuri dhe virtyt qënkërka hajdutëria”.

AGIM XHAFKA

Te dhoma e fizioterapisë u ndodha me një korçar. Kuptohej nga e folura. Siç duket qe nga ata që për vite e vite nuk janë larguar nga Korça.
-Edhe unë prej andej jam,-i thashë.
-Pe Korçe je dhe ti,o t’u mbylltë e mendjes!
U gëzua dhe u çudit. Sytë iu gjallëruan si të maçokut kur sheh pëllumbin te dritarja.
-Ku e ke pas shtëpinë bre?-cyti bisedën.
-Te pallati i Panajotit,-i thashë.
-Aty pak më poshtë e kam dhe unë. Qenkemi mallexhinj,o byrazer,-foli si me triumf.
Unë atë çast u çudita me veten. Uau,edhe pse kam 50 vjet që banoj në Tiranë si orientim për shtëpinë në Korçë dhashë “Pallati i Panajotit” e jo bulevard “Gjergj Kastrioti” siç qe adresa zyrtare. Po kush qe Panajoti? Dëshmor,hero,shkencëtar,shkrimtar,piktor,sportist,artist? Jo,ishte shofer i autobuzit që bënte linjën Korçë-Pogradec. Por duhej të hipje te ai kur shkoje në Tiranë,Elbasan apo në çdo vend të Shqipërisë se te buza e liqenit merrje trenin për përpjetë. Ai qe si mjeku kur ke nevojë për operim. Nga që kishte pak autobuzë dhe njerëzit zinin rradhë pa gdhirë për bileta vlera e Panajotit mori qiellin. Kush e njihte mund të hypte dhe pa biletë,kush kishte biletë udhëtonte i lumtur. Se Panajoti e mbante autobuzin si me e pas të dashur. Të pastër,të bukur e pa defekt.
Edhe pas 50 vjetësh vlen kjo adresë. Nuk gaboj. M’u kujtua një episod,Arturit që banonte te shkalla tjetër i erdhi një letër nga Amerika dhe sipër qe adresa, “Pallati i Panajotit”.
Thua sot,banoj te “Pallati i Panajotit” korçarët e dinë saktë ku është. Nga që ajo kohë vlerat i pati te nevoja,te dobia. Jo si sot. Që vlerë,pasuri dhe virtyt qënkërka hajdutëria.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments