Vjen acari! Meteorologia jep lajmin e fortë çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër…
Sinoptikania Lajda Porja bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim.
Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.
Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.
“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja.
Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën e javes se ardhshme, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.
@NewsIn.Al
