Thyhet “miti” i Berishës. Arrestohet dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas, pasi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ndërkohë, për ish-kryeministrin Sali Berisha është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.
Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK-ut, ish kreu i këtij institucioni Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, e cila ka firmosur dhe për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Sakaq, mësohet se veç Malltezit dhe Sali Berishës janë firmosur dhe disa masa të tjera arresti.
GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive Malltezit, të cilat do t’i shërbejnë tashmë hetimeve për çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani”
Ndërkohë ish kryeministri Berisha e ka quajtur arrestimin e Malltezit si një veprim të kryer vetëm për lidhjen e tij familje me të.

@NewsIn.Al

