KreuAktualitetiTiranë_GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës, liron kryeplakun

Tiranë_GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës, liron kryeplakun

GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës, liron kryeplakun

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për specialistin e Kadastrës, Dritan Stroka, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të SPAK.

Ndërkohë, GJKKO ka liruar nga burgu ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk, Agim Osmanin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Po ashtu, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për, ish-juristin e Kadastrës Alqi Hajdini, i cili masa e sigurisë “arrest shtëpi” në “detyrim paraqitje”. Për sekserin Ylli Barutin ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Dritan Stoka dhe Agim Osmani akuzohen për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të dyja të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti akuzohen vetëm për kryerjen e veprës panel “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK i akuzon ata për dy episide të ndryshme se kanë dhënë dokumente legalizimi në shkëmbim të votave gjatë zgjedhjeve të pushtetit vendor më 2019, të cilat Partia Socialiste i fitoi pa garë.(Trnews)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit