KreuAktualitetiLojërat Olimpike 2024: "Fantazma" e terrorizmit rri pezull mbi Paris

Lojërat Olimpike 2024: “Fantazma” e terrorizmit rri pezull mbi Paris

Lojërat Olimpike 2024: “Fantazma” e terrorizmit rri pezull mbi Paris

Masa të paprecedentë sigurie në kryeqytetin francez për ceremoninë e hapjes në Seine. Zhytësit specialistë piroteknikë do të inspektojnë lumin për eksploziv, helikopterët do të monitorojnë nga ajri, ndërsa në këmbë do të jenë 45 mijë policë, 2 mijë roje private të sigurisë dhe 2500 oficerë të huaj.

Organizatorët kanë premtuar se këto Lojëra do të jenë ndryshe dhe do të sigurohen ta vërtetojnë këtë me “mirëmëngjes”, pasi ceremonia e hapjes së 26 korrikut do të mbahet për herë të parë jashtë stadiumit dhe konkretisht në lumin Seine.

Megjithatë, çështja e sigurisë si për pjesëmarrësit ashtu edhe për spektatorët mbetet komplekse.

Sulmet terroriste vdekjeprurëse të vitit 2015 që tronditën Parisin nuk janë harruar nga francezët, të cilët që atëherë janë zhytur në terror dhe pasiguri.

Parisi do të jetë i izoluar sipas planit aktual për ceremoninë e hapjes

Zemërimi dhe zia e shkaktuar nga sulmet e Shtetit Islamik e kanë bindur kryetaren e qytetit, Anne Hidalgo, të shqyrtojë ofertën e Parisit për Lojërat Olimpike të 2024-ës.

“Unë thashë me vete se duhet të bëjmë diçka që bashkon. Diçka që është shumë e fuqishme, paqësore dhe që na lejon të ecim përpara. Kështu që iu përkushtova”, tha ajo në një intervistë këtë muaj, duke kujtuar pasditen e 7 janarit 2015, kur persona të armatosur sulmuan zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo dhe hapën zjarr, duke vrarë 12 persona.

Lojërat Olimpike në gatishmëri të lartë

Nëntë vjet më vonë, Parisi po përgatitet për Olimpiadën, me Francën në nivelin më të lartë të alarmit terrorist pas sulmit në qendrën e koncerteve në Moskë muajin e kaluar.

Megjithatë, për herë të parë në historinë e institucionit, ceremonia e hapjes nuk do të bëhet brenda kufijve të një stadiumi.

Në vend të kësaj, 10,000 atletët do të parakalojnë nëpër zemër të kryeqytetit francez, me 100 varka në Seine, përgjatë rrugës që përfundon përpara Trocaderos, ndërsa qindra mijëra spektatorë do t’i shikojnë dhe duartrokasin në brigje.

Por shqetësimet e sigurisë janë veçanërisht të larta dhe shumë thonë se ceremonia mund të bëhet lehtësisht një objektiv.

Megjithatë, Anne Hidalgo dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë shprehin besim të plotë në planin që kanë hartuar.

“Përgjigja më e mirë është ta bëjmë, por ta bëjmë seriozisht dhe profesionalisht”, tha kryebashkiaku, duke shtuar: “Nëse nuk e bëjmë sepse kemi frikë, atëherë ata kanë fituar. Dhe ata nuk fituan”.

Nga ana e tyre, shumë ekspertë të sigurisë përmendin në mënyrë të veçantë përgatitjet dhe theksojnë se Parisi do të izolohet sipas planit aktual për ceremoninë e hapjes. “Policia franceze nuk ka bërë asnjë kursim,” theksoi Frédéric Péchenard, ish-kreu i Policisë Kombëtare të Francës.

Qëllimi është të mbahet një ceremoni hapjeje që do të ofrojë një spektakël unik dhe që do të “tregojë Francën në dritën e saj më të mirë”, tha Presidenti Emmanuel Macron në një intervistë të fundit. Qëllimi, theksoi ai, është “të tregojmë se mund të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme”.

N.Dede_ Athinë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit