Figura të Shquara të Qarkut Korçë
Titulli “Nder i Qarkut”, me motivacionin “Poet lirik dhe figurë e shquar atdhetare”
Ai është nga lirikët më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.
Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.
#keshilliiqarkutkorce #qarkukorce #figurateshquarateqarkut #lasgushporadeci
@NewsIn.Al

