Tjetër shqiptar dhunon gruan! Dhunoi bashkëshorten, përfundon në pranga 53-vjeçari në Vaun e Dejës!
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës për dhunë në familje. Në pranga përfundoi shtetasi B. D, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin B. D., 53 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”- njofton policia.
@NewsIn.Al

