Tmerr në rrugë_ Makina përplaset me zetorin, humbin jetën dy persona!
Kallmet- Lezhë.
Dy vetë kanë humbur jetën pasi makina që ata udhëtonin është përplasur me karocerinë e një zetori në rrugën kryesore.

Disa media shkruajnë se makina mund të ketë qënë me shpejtësi, ose e ka zënë gjumi shoferin…çdo djë mundet të ketë ndodhur, por para të gjitha këtyre aludimeve tëshikojmë qarkullimin e këtyre zetorëve në rrugët kryesore.
Më ndodhi para një jave të shkoja në Velipojë dhe në rrugë kalova tetë zetorë të tillë të frikshëm…ku të të zinte gjumi??!?
Edhe në timon, në këmbë duhej të qëndroje se rreziku të vinte nga çdo anë.
Ndërkohë policia rrugore qëndronte nnë pika strategjike për të kontrolluar dokumenta dhe vjelur ndonjë gjobë!
Ndalohini këto mjete burim aksidentesh! Në asnjë vend të Europës nuk do i shohësh në rrugë në gjëndjen e këtushme!
Mbroni jetët e njerëzve!
Kolegë të nderuar…më shumë se çdo gjë burim i aksidenteve janë sinjalistika copë copë dhe rrugët copë ku qarkullionë të tilla mjete copëëë, po copë fare!!!
@NewsIn.Al

