KreuAktualitetiTom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 Majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve.

Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve.

Vendimi i Doshit dhe Sabina Jorgos ka ardhur pak para se të rifillonte mbledhja e Kuvendit, për betimin e ligjvënësve.

Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër.  Sipas renditjes, mandatin e marrin Osman Teta dhe Bledar Mezini.

Kujtojmë se Tom Doshi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak vite më parë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit